Detajet

Jurist/e në Departamentin Juridik

1 Pozita
Industria:
Juridik / Ligjore
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
31 January 2022

Përshkrimi

KONKURS PËR PUNË NË KOMPANINË E SIGURIMEVE “PRISIG” SH.A.              

“PRISIG“ është kompani e sigurimeve me seli në Prishtinë dhe me një ekip profesional me eksperiencë shumëvjeçare në industrinë e sigurimeve. Ofrojmë shërbime të ndryshme të sigurimeve dhe këtë e bëjmë në mënyrë të besueshme, bashkëkohore dhe me vëmendje të veçantë ndaj klientëve. Jemi duke zgjeruar ekipin tonë, prandaj nëse i përshtateni kësaj mënyre të punës dhe jeni të interesuar të krijoni karrierë në këtë industri, ju ftojmë të aplikoni për:

Pozitën: Jurist/e në Departamentin Juridik   

Detyrat/Përgjegjësitë:
- Ofron këshilla ligjore në të gjitha çështjet e kërkuara brenda departamentit duke përfshirë edhe kërkesat nga departamentet tjera;
- Në bashkëpunim me departamentet tjera harton marrëveshje/kontrata, kushte të përgjithshme të sigurimeve dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me produkte të sigurimeve;
- Përpilon padi, përgjigje në padi, propozime, ankesa, përgjigje ndaj ankesave si dhe çështje të tjera sipas nevojës;
- Paraqitet në gjykata si përfaqësues/e i/e Kompanisë;
- Lidhet dhe kontakton edhe me departamentet e tjera të kompanisë për të ndihmuar në realizimin e projekteve të ndryshme si dhe procedurën e kontraktimit të hipotekave dhe pengut;
- Kryen hulumtime dhe drafte, përkatësisht opinione ligjore, memorandume, përmbledhje mbi çështje të ndryshme sipas mënyrës dhe kohës së kërkuar nga Drejtori i Departamentit;
- Rishikon dokumentet ekzistuese të Kompanisë siç janë: politikat, procedurat, rregulloret, marrëveshjet, kushtet e përgjithshme të sigurimeve etj., me qëllim të përmirësimit dhe mbrojtës së interesave të kompanisë si dhe harmonizimin e të njëjtave me rregulloret, udhëzimet dhe ligjet në fuqi.

Kualifikimet dhe përvoja:
- Diplomë universitare Fakulteti Juridik (preferohet moduli civil apo financiar);
- Provimi i Jurisprudencës (i preferuar);
- Së paku 2 vite përvojë pune profesionale në fushën juridike;
- E preferueshme përvoja ne sigurime apo institucione financiare;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, prezantimit dhe organizimit;
- Aftësi të punës ekipore;
- Njohuri të mira kompjuterike;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur);
- Imazh profesional, etik dhe sjellje të mirë.
 
Mënyra e konkurrimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në (forma e CV duhet të jetë Europass) në e-mail: [email protected]. Së bashku me CV-në duhet t’i paraqesin këto dokumente: kopjen e diplomës universitare, kopjen e dokumentit identifikues, dëshminë mbi përvojën e punës dhe referencat e punës nga punëdhënësi i fundit (nëse ka).

Konkursi është i hapur nga data 17.01.2022 – 31.01.2022. 

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen për intervistë vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme