Detajet

Këshilltar/e i/e Shitjes (Gjakovë)

1 Pozita
Neptun
Industria:
Administrativ / Logjistik, Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
01 January 2026

Përshkrimi

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozicioni: Këshilltar/e i/e Shitjes – Gjakovë
Jeni energjikë dhe të pasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Përditshmëria në ekipin tonë:
  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditorë/ javor.
  • Të komunikojë dhe t’i shërbeni klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
  • Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standarteve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
  • Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;

Kërkesat:      
  • Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  • Përvojë pune në shitje me pakicë;
  • I aftë për të punuar në grup dhe nën presion;
  • Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

NEPTUN  ju ofron:
  • Trajnim i vazhdueshëm
  • Një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  • Ambjent i shkëlqyer pune në dyqane modern
  • Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Për këtë pozicion ofrohen, pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre në e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] 

Galleria