Detajet

Konkurs Pune

3 Pozita
Industria:
Shitje, Shkenca Sociale, Grafikë / Web Dizajn / DTP
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Fushë Kosovë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
08 April 2021

Përshkrimi

“RROTA SMART ELECTRONICS”

RROTA – Kompani e specializuar në shitjen dhe distribuimin e produkteve Smart – Hoverboard; Skuter Elektrik; Bicikleta Smart Elektrike, Makina dhe motor elektrik për fëmije, si dhe aksesor të ndryshëm. Facebook/INSTAGRAM: Rrota smart electronics / Citycoco Kosova / DYU Kosova / -Me pikat shitëse në Fushe Kosove MegaMall Rrota, në AlbiMall Veternik Prishtine dhe në Abi Carshia në Prizren si dhe e-commerce, për nevojat e pikës shitëse në Fushë Kosovë:

Shpall - KONKURS PUNE

Kërkohen puntorë për pikën shitëse në Fushë Kosovë:

1 Puntore (F) Shitëse
1 Puntorë (M) Monter/Serviser
1 Dizajner (M/F) Dizajner Grafik - Social Media

KUSHTET E PËRGJITHSHME: Për pozitën “Puntore (F) Shitëse” kërkohen:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Shitje direkte;
- Ofrimi i shërbimeve ndaj klientëve;
- Këshillon klientët për produktet në shitje;
- Bashkëpunon me menaxherin në organizimin e punës;
- Menaxhon shitjet dhe stokun;
- Asiston në rritjen e objektivave të shitjes;
-  Detyra të tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.

Aplikuesit për këtë pozitë duhet të plotësojnë këto kushte:
Fakulteti bachelor të përfunduar (e preferuar);
- Përvojë punë në shitje (obligative), ndërsa përvoja nga fusha e teknologjisë (e preferueshme);
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi me klientët;
- Shkathtësi në shitje dhe prezantim të produkteve;
- Njohja e produkteve elektronike dhe teknologjike;
- Njohuri të punës me rrjetet sociale;
- Paraqitja dhe ofrimi i shërbimeve në mënyrë sa më të mirë;
- (Preferohet të jenë banorë nga regjioni Fushë Kosovë ose Prishtinë);
- Puna provuese 1 muaj (me pagesë).


Për poziten “Puntor (M) Monter/Serviser” kërkohen:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Montim i produkteve Rrota;
- Servisim dhe ndërrim i pjesëve të vjetra me të reja (sipas përvojës së fituar me kohë);
- Menaxhim i pjesëve rezerve dhe stokut;
- Dërgimi i mallit nga depo në pikat shitëse;
- Punë dhe detyra tjera sipas përcaktimit nga punëdhënesi.

Aplikuesit për këtë pozitë duhet të plotësojnë këto kushte:
- Të ketë njohuri të avansuara nga fusha e elektronikës dhe teknologjise (njohja e produkteve të brendit Rrota);
- Të jenë të përpikët në punë dhe ambicioz. Inkurajohen të aplikojnë aplikantët që synojnë avansim në punë;
- Të ketë njohuri bazike në montim dhe servisim të paisjeve elektronike teknologjike;
- Obligative shkollimi i mesëm (përparsi fakulteti bachelor, fakulteti teknik i preferuesëm);
- Të jetë i gatshëm të punojë në ekip;
- (Preferohet të jenë banorë nga regjioni Fushë Kosovë ose Prishtinë);
- Puna provuese 1 muaj  (me pagesë).

Për poziten “Dizajner (M/F) Dizajner Grafik” kërkohen:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Dizajnimi dhe paraqitja e identitetit të kompanisë në media elektronike, rrjete sociale, katalogje, postera, vizitkarta e materiale tjera për nevoja të kompanisë;
- Propozimi i ideve të reja, punimeve kreative dhe promovimi e dizajnimi i produkteve të cilat ofron kompania;
- Dizajnimi i fotove (ose videove) me çmimore dhe përshkrime për rrjete sociale;
- Punë dhe detyra tjera sipas përcaktimit nga punëdhënesi nga fusha e dizajnit.

Aplikuesit për këtë pozitë duhet të plotësojnë këto kushte:
- Përvojë pune paraprake në dizajn grafik;
- Njohuri të shkëlqyeshme në Adobe Illustrator, InDesign, Photoshop, Corel Draw;
- Të jetë energjik/e, kreativ/e dhe të ketë iniciativë për ide të reja dhe përkushtim në punë;
- Të ofroj ide të reja në fushën e dizjanit dhe punëve lidhur me procesin e dizajnit dhe promovimit të kompanisë;
- Të ketë aftësi koordinimi, komunikimi dhe prezantimi të ideve;
- Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze (në shkrim dhe në të folur);
- (Preferohet të jenë banorë nga regjioni Fushë Kosovë ose Prishtinë);
-  Puna provuese 1 muaj  (me pagesë).

Konkursi mbetet i hapur deri me 08 prill 2021
Vetëm kandidatët e përzgjedhur ftohen për intervistë pune e cila mbahet me 9 prill 2021.

Kohëzgjatja e punësimit është 6 muaj me mundësi vazhdimi (+12M) sipas përformancës së treguar, ndërsa puna provuese për secilën pikë është 1 muaj (me pagëse).
Apliko duke dërguar CV me të dhënat tuaja, bashkangjitur 1 foto përmes e-mail: [email protected] / OSE / drejtperdrejte në pikën shitëse në Fushë Kosovë.
Kontakti dhe informata shtesë mund t’i merrni në nr. tel 045 204 208 nga ora (10:00-18:00) ose drejtpërdrejt në pikën shitëse në Fushë Kosovë – Zona industriale Prishtine km.3.

RROTA Smart Electronics:
Facebook: Rrota Smart Electronics
Instagram: rrota_smartelectronics
E-mail: [email protected]
Telefon: 00383 45 204 208.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme