Detajet

Kontabilist/e të çertifikuar

1 Pozita
Industria:
Finance / Accounting
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Lipjan
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
15 April 2021

Përshkrimi

DINO Shpk me seli ne Lipjan shpall konkurs për:

Kontabilist/e të çertifikuar (1 pozitë)
Lokacioni: Lipjan

Kandidati/ja duhet të plotësoj këto kushte:
- Diplomë në Fakultetin Ekonomik (Financa, banka dhe kontabilitet);
- Të jetë kontabilist/e i/e çertifikuar;
- Të ketë së paku 3 vite përvojë pune në lëminë e kontabilitetit;
- Të ketë aftësi të mira në programe kontabiliteti
- Të ketë aftësi të mira në përdorimin e MS Office (veçanërisht në Excel dhe Word);
- Të ketë aftësi të mira analitike;
- Të ketë aftësi të mira në shkruarjen e raporteve të ndryeshme për punë;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët;
- Të jetë i/e gatshëm/e për të përvetësuar vazhdimisht njohuri dhe shkathtësi të reja në punë.

Përgjegjës/e për:
- Regjistrimet në kontabilitet, respektivisht faturat shitëse, blerëse, shpenzime, etj;
- Regjistrimin dhe mirëmbajtjen e të dhënave në kontabilitet;
- Regjistrimin dhe llogarimbajtjen e të dhënave për shitje, blerje, shpenzime etj;
- Pregatitjen e listave mujore, për punëtorët për pagesat e tyre;
- Regjistrimin e transaksioneve nga ekstraktet e bankës, menaxhimin e pagesave me arkë;
- Përgatitja e raporteve mujore për raportim në ATK;
- Përfaqësimin e biznesit para institucioneve financiare kur kërkohet nga punëdhënësi;
- Prezentimin e biznesit nëse kërkohet nga kompania,
- Punë të tjera në lëminë e financave dhe të kontabilitetit me interes për kompaninë.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- CV;
- Diploma e përgatitjes profesionale;
- Çertifikatat e kontabilistit;
- Vërtetimi i përvojës së punës.

Procedura për aplikim:
Të gjitha dokumentet e lartë cekura duhet të dërgohen në këtë adresë: [email protected], tel: 044/518-708 më së largu deri më datë 15.04.2021 në ora 16:00.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme