Detajet

Koordinator i Logjistikës

1 Pozita
Industria:
Transport / Distribuim
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Ferizaj
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 July 2026

Përshkrimi

Macro Logistics hap konkurs për pozitën:
  • Koordinator i Logjistikës

Macro Logistics SHPK është në kërkim të një Koordinatori të Logjistikës për t'iu bashkuar ekipit tonë në Ferizaj. Kandidati do të jetë përgjegjës për koordinimin e transporteve, komunikimin me klientë dhe partnerë, si dhe monitorimin e proceseve logjistike.

Detyrat Kryesore:
  • Organizimi dhe koordinimi i transporteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • Komunikimi i rregullt me klientë, partnerë dhe transportues.
  • Monitorimi i dërgesave dhe menaxhimi i dokumentacionit përkatës.
  • Zgjidhja e çështjeve operative dhe sigurimi i mbarëvajtjes së proceseve logjistike.

Kriteret:
  • Minimum 2 vite përvojë pune në logjistikë, transport ose spedicion.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe organizimi.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Njohja e gjuhës serbo-kroate përbën përparësi.
  • Njohuri të programeve bazë kompjuterike (MS Office).
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.

Ne Ofrojmë:
  • Pagë konkurruese.
  • Ambient profesional dhe dinamik pune.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.

Lokacioni: Ferizaj
Orari: Full Time

Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën elektronike të kompanisë [email protected] ose numrit te telefonit +383 48 888 503 
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe kanë përvojë të mëhershme relevante do të kontaktohen për intervistë.

Galleria