AMC Marketing po zgjerohet dhe është në kërkim të talenteve të reja!
Në kuadër të rritjes së vazhdueshme të aktiviteteve tona, po kërkojmë profesionistë që dëshirojnë të jenë pjesë e një ambienti kreativ, dinamik dhe profesional. Pozitat e hapura:
Koordinator/e i Aktiviteteve
Pozita është e fokusuar në koordinimin dhe mbështetjen e aktiviteteve ditore dhe eventeve të marketingut.
Përgjegjësitë kryesore:
- Koordinimi i aktiviteteve dhe detyrave operative
- Mbështetje në organizimin dhe realizimin e eventeve
- Komunikim me partnerë, furnitorë dhe ekipin e brendshëm
- Sigurimi i respektimit të afateve kohore dhe planifikimeve
Kërkesat:
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
- Aftësi të mira komunikuese
- Gatishmëri për punë në terren dhe gjatë eventeve
- Përvojë e mëparshme në aktivitete ose evente përbën përparësi
Dizajner/e Grafik
Pozita është e fokusuar në krijimin e materialeve vizuale për fushata digjitale dhe komunikime marketingu.
Përgjegjësitë kryesore:
- Dizajnimi i materialeve për rrjete sociale, reklama dhe materiale të printuara
- Adaptimi i vizualeve sipas udhëzimeve të brendit
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e marketingut
- Mbështetje në zhvillimin e koncepteve kreative
Kërkesat:
- Njohuri në programe dizajni (Adobe Illustrator, Photoshop, etj.)
- Vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i standardeve vizuale
- Aftësi për të punuar sipas afateve
- Portofol i punëve (i preferueshëm)
Menaxher/e i Rrjeteve Sociale
Pozita është e fokusuar në menaxhimin e përmbajtjes dhe prezencës së brendeve në rrjete sociale.
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikimi dhe publikimi i përmbajtjes në rrjete sociale
- Menaxhimi i komunikimit dhe angazhimit me audiencën
- Monitorimi i performancës së përmbajtjes
- Ndjekja e trendeve dhe praktikave më të mira digjitale
Kërkesat:
- Njohuri mbi platformat sociale (Instagram, Facebook, TikTok)
- Aftësi për krijimin dhe përshtatjen e përmbajtjes digjitale
- Aftësi të mira komunikimi dhe shkrimi
- Përvojë e mëparshme në menaxhim të rrjeteve sociale përbën përparësi
Çfarë ofrojmë
- Ambient pune kreativ dhe bashkëpunues
- Mundësi zhvillimi profesional
- Përfshirje në projekte dhe fushata të mëdha marketingu
- Ekip me përvojë dhe kulturë moderne pune
Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe/ose portofolion në:
[email protected]