Detajet

Koordinator/e i/e Projektit

1 Pozita
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Projekt / Sezonale / Specifike
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:

Deadline:
01 August 2021

Përshkrimi

Koordinator/e i/e Projektit

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpallë pozitë të re pune me orar të plotë.
Ju lutemi dërgoni:
  1. CV-në tuaj;
  2. Letrën motivuese në shqip dhe anglisht; dhe
  3. Dy letra reference
[email protected] me titull (subject): “RrGK: Koordinator/e i/e Projektit”, deri me 1 gusht 2021.
Vetëm kandidatët/et e listës së ngushtë do të kontaktohen.

JU LUTEM KENI KUJDES DETAJET!
Kandidatët/et e suksesshëm/me duhet të posedojnë:
-
Përkushtim për të avancuar më tej barazinë gjinore në Kosovë, rajon dhe më gjerë;
- Së paku diploma Bachelor në shkenca politike, marrëdhënie ndërkombëtare apo fusha të ngjashme;
- Së paku 2 vite përvojë me koordinime të projektit;
- Preferohet përvoja në menaxhimin e projekteve të financuara nga donatorë të huaj;
- Përkushtim dhe interesim për të mbështetur fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë
- Interesim dhe e preferueshme njohuri ideale në modalitetet e financimeve "alternative" për mbështetjen e lëvizjes feministe, përfshirë financimin thelbësor dhe mbështetjen fleksibile;
- Njohuri dhe përvojë me kornizën relevante ligjore të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe proceset vendimmarrëse;
- Aftësi të shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në shqip dhe anglisht;
- Preferohet aftësi e shkëlqyeshme në të shkruar dhe në të folur në Serbisht;
- Aftësi për prezantim publik;
- Vëmendje të shkëlqyeshme për detaje;
- Shkathtësi të organizimit;
- Aftësi ndër-personale dhe shkathtësi të bashkëpunojë mirë me ekipin dhe organizatat e tjera jo-qeveritare;
- Ndershmëri, durim dhe aftësi për tu adaptuar lehtë;
- Aftësi të punojë dhe të zgjidhë probleme në mënyrë të pavarur.

Përgjegjësitë kryesore janë:
-
Në përgjithësi, të jetë përgjegjës/e për koordinimin efikas, efektiv dhe në kohë të të gjitha aktiviteteve të parapara në projekt në bashkëpunim me partneret dhe anëtarët e stafit të RrGK;
- Të sigurojë që çdo gjë të jetë në përputhshmëri me rregulloren e Politikave të RrGK;
- Të mbështesë fuqizimin e lëvizjes feministe në Kosovë në përputhje me Strategjinë e RrGK-së;
- Të testojë dhe dokumentojë modalitetet e ndryshme të financimit, të tilla si mbështetja thelbësore, për të mbështetur hulumtimin e RrGK-së Ku janë paratë për të drejtat e grave? dhe informuar më mirë financimin e organizatave dhe lëvizjeve feministe;
- Të përkrahë dhe të mentoroj partneret e projektit dhe përfitueset e granteve të Fondit të Grave të Kosovës (organizata për të drejtat e grave) sipas nevojës, në drejtim të avancimit të kapaciteteve të tyre dhe sigurimit të zbatimit efektiv të projektit;
- Të përgatis raporte mujore dhe narrative, përfshirë takimin mujor me partnerë për të shënuar përparimin e tyre të raportimit, në bashkëpunim të ngushtë me Menaxheren e Programit të RrGK;
- Të mirëmbajë dhe të rishikojë databazën e monitorimit dhe vlerësimit të projektit.

Aplikacionet e dërguara me vonesë nuk do të pranohen. Thirrjet telefonike nuk rekomandohen, dhe thirrjet tek stafi i RrGK-së do të rezultojnë në uljen e pikëve për kandidatët/et potencial/e.
Misioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) është që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia. RrGK e realizon këtë mision përmes shkëmbimit të përvojës dhe informatave, partneriteteve dhe rrjetëzimit, hulumtimeve, avokimit dhe shërbimeve.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme