Detajet

Kuzhinier, Kamarier & Recepsioniste

3 Pozita
SALT
Industria:
Kafe / Restaurant / Bistro
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 September 2024

Përshkrimi

POZITA VAKANTE

NJESIA: Restorant SALT - Prishtina
SALT Prishtina po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Cfare ofrojmë ne për punetorët tone: 
- Pagë mbi konkurrentët,
- Ambient te ngrohtë pune, 
- Mundësi avansimi 
- Trajnime profesionale, etj! 

Ne po kërkojmë Kuzhinier ne Restorant SALT Prishtina:                  

KUZHINIER

PËRGJEGJËSITË:
-
Përgatitja, gatimi dhe prezantimi i pjatave me cilësi të lartë;
- Ndihmon shefin e kuzhinës në krijimin e artikujve të menusë, recetave dhe zhvillimin e pjatave;
- Mbikëqyr në mirëmbajtjen e standarteve të sigurisë së kuzhinës dhe ushqimit;
- Studion çdo recetë dhe mbledh të gjithë përbërësit e nevojshëm;
- Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshem i metodave të pergatitjes së ushqimit;
- Siguron që higjena të jetë maksimale në kuzhinë;
- Bashkëpunon me pjesën tjeter të ekipit të kuzhinës për të siguruar ushqim dhe sherbim me cilësi të lartë.

KËRKESAT:
-
Preferohet Eksperiencë në industrinë e restoranteve, kuzhinës;
- Aftësi shumë të mira menaxheriale;
- Aftësi per zgjidhjen e problemeve në mënyrë eficente;
- Aftësi të mira në menaxhimin e kohës;
- Të jetë i/e motivuar dhe energjik/e;
- Etikë profesionale dhe gjithmonë i/e gatshëm.

POZICIONI: KAMARIER 
NJESIA: Restorant SALT - Prishtina
SALT Prishtina po kerkon profesionistë me pervojë dhe të rinj të talentuar, të cilët janë të etur për të mësuar, zhvilluar dhe për të treguar profesionalizëm.

Ne po kërkojmë Kamarier ne Restorant SALT Prishtina:                   

KAMARIER

Roli dhe përgjegjësit;
-
Pershendet klientet duke u prezantuar menune;
- Merr porosi per ushqimet dhe pijet nga klientet, duke siguruar saktesi dhe vemendje ndaj detajeve;
- Jep sugjerime dhe u jep pergjigje pyetjeve rreth menuse;
- Pasi behet porosia, e dorezon ate tek klientet ne kohen e duhur, duke u siguruar qe cdo porosi eshte e sakte dhe e paraqitur mire;
- Tregon vemendje dhe pergjegjshmeri ndaj nevojave te klienteve gjate te gjithe pervojes se tyre ne restorant;
- Pergjegjes per perpunimin e pageses se klienteve ne menyre te sakte dhe efikase;
- Punon ngushte me stafine e kuzhines per te sigurua qe porosite te pergatiten sakte dhe te dorezohen menjehere;
- Promovon specialitete ditore ose artikuj te rinj te menuse per kientet;
- U permbahet rregullave te shendetit dhe sigurise duke mbajtur nje zone pune te paster dhe te organizuar;
- Trajton ne menyre sa me profesionale ankesat ose problematikat e klienteve, duke u perpjekur te jap nje zgjidhje.

Kualifikimet:
-
Aftesi te shkelqyera ne komunikim;
- Aftesi te shkelqyera nderpersonale;
- Te jete ne gjendje te punoje me ritme te shpejta;
- Te jete I vemendshem ndaj detajeve.

POZICIONI: RECEPCIONISTE

Roli dhe përgjegjësit;
-
Pergjegjese per ofrimin e nje sherbimi te shkelqyer per klientet;
- Sigurohet qe klientet te kene nje pervoje pozitive qe nga momenti i hyrjes ne
restorant deri ne daljen e tyre;
- Mirepret ngrohtesisht klientet duke i dejtuar ne tavolinen e tyre;
- Sigurohet qe te gjitha rezervimet e restorantit te menaxhohen me saktesi dhe ne
menyre efikase;
- Pergjegjese per t’iu pergjigjur telefonatave te klienteve per rezervimet, si dhe
informacionet qe ata kerkojne;
- Sherben si ure lidhese ndermjet klientve dhe stafit te restorantit, duke siguruar qe
nevojat e mysafireve te plotesohen ne cdo shqetesim apo ankese;
- Pergjegejes per transkasionet me para ne dore, qe vine nga porosite delivery;
- Kujdeset per mbajtjen e pjeses se recepsionist sa me paster, te organizuar dhe te
pajisur mire me furnizimet e nevojshme, si menu, libra rezervimi, stilolapsa etj;
- Tregon vemendje dhe pergjegjshmeri ndaj nevojave te klienteve, duke i trajtuar
ankesat dhe shqetesimet e tyre ne menyre profesionale;
- Raporton tek menaxheri i restoranit te gjitha problematikat ne rast nevoje, per te
krijuar nje atmosphere positive dhe mikepritese per klientet.

Kualifikimet:
-
Eksperience e meparshme ne recepsion do te ishte nje perparesi;
- Njohja e etikes së restorantit;
- Njohja me rregulloret e shëndetit dhe sigurisë;
- Aftësi të demonstrueshme për shërbimin ndaj klientit;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi (përmes telefonit dhe personalisht);
- Aftësi të forta organizative me aftësi për të monitoruar të gjithë zonën e ngrënies
dhe barit;
- Disponueshmëri për të punuar me turne sipas nevojës;

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme