Detajet

Kuzhinier/e, Kamarier/e

5 Pozita
Industria:
Turizëm / Staf Hoteli, Kafe / Restaurant / Bistro
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë, Istog, Prizren
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
15 October 2021

Përshkrimi

Korporata “Beni Dona Plast” SH.P.K. me seli në adresën: Rr. “Imzot Nikë Prela”, Lagjia: “Ulpian”, pn., Prishtinë, 10 000, Republika e Kosovës, në përputhje me Statutin e Korporatës dhe duke u bazuar në dispozitat e nenit 8 Rregullores për Funksionimin e Brendshëm të Korporatës, më datë 15.09.2021, shpall ketë:

K O N K U R S
“Beni Dona”, është e specializuar në ofrimin e shërbimeve të gastronomisë duke përfshirë restaurante, kuzhina, byfe, marketin , me një personel me provojë shumëvjeçare në ketë fushë.
Me qëllim të avancimit dhe të rritjes së veprimtarisë, “Beni Dona”, tani është duke kërkuar staf mbështetës të kualifikuar dhe profesional për pozitat e punës si në vijim:  

  1. Kuzhinier/e
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
  • Përgatitjen e të gjitha llojeve të ushqimit në bazë të porosive;
  • Merr iniciativa për përgatitjen e specialiteteve të reja të ushqimeve;
  • Kujdeset për mjetet e punës dhe për pastërtinë e tyre;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:
  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

Vendi i punës:
  • Prishtinë;
  • Ferizaj;
  • Gjilan;
  • Mitrovicë;
  • Istog;
  • Prizren dhe
  • Në të gjithë territorin e Kosovës (ku secili kandidat duhet të shënojë në subjket të e-mailit dhe aplikacion qytetin një ose më shumë qytete ku mund të punojë).

  1. Kamerier/e
Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:
  • Të kenë shkathtësi dhe entuziazëm, në kryerjen e detyrave të punës;
  • Të ketë paraqitje profesionale dhe të jetë i shoqërueshëm;
  • Të jetë i/e gatëshme për punën nën presion;
  • Sipas kërkesës së mbikëqyrësit kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës.

Kualifikimet dhe shkathtësitë profesionale:
  • Dëshmi mbi kualifikimet profesionale;
  • Përvojë pune në pozita të ngjashme;
  • Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
  • Certifikata, referenca dhe dëshmi tjera që mund të ketë lidhur me ketë pozitë;
  • Të posedoj patentë shofer për kategorinë “B”.

Çka ofrojm ne:
  • Punësim afatgjatë, ku të punësuarit do të paisen mënjëherë me kontratë të punës;
  • Paga joshëse, dhe ambient të rehatshëm të punës etj.

Informata shtesë:
  • Të gjithë të interesuarit për këto pozita mund të aplikojnë ku së bashku me Aplikacionin, të bashkëngjitni CV-në dhe dokumentet tjera mbështetëse, t’i dërgojnë përmes formës elektronike;
  • Aplikacionet mund të dorëzohen dhe në e-mail: [email protected], (tel: 044 508 507) në subject të ceket: Emri Mbiemri, Pozita dhe Qytetin për në të cilën aplikoni;
  • Afati për aplikim do të jetë nga data 15 shtator 2021 deri më 15 tetor 2021,  (30 ditë).
  • VËREJTJE: Dokumente e pakompletuara, dhe dokumente të cilat nuk plotësohen sipas specifikave të lartcekura nuk do të trajtohen. Vetëm kandidatët/et të cilët hyjnë në përzgjedhjen e ngushtë për intervistë do të ftohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme