Detajet

Menaxher i dyqanit

1 Pozita
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
24 June 2021

Përshkrimi

A e keni pasion modën dhe e pëlqeni punën me konsumatorë?

Ne ju ofrojmë mundësinë për tu bërë pjesë e një zinxhiri ndërkombëtarë të modës dhe zhvillimit të karrieres tuaj në rolin e Menaxherit të dyqanit, pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës.
Lindex është brend skandinav, lider në fushën e modës me një rrjet prej rreth 460 dyqanesh në 18 tregje dhe me platformën e shitjeve online. Lindex shquhet për modë cilësore dhe veshje me çmime të volitshme për femra, fëmijë, të brendshme për femra dhe së fundmi edhe me linjën e bukurisë.

Lokacioni: Albi Mall – Prishtinë
Pozicioni: Menaxher i dyqanit
Konkursi vlenë vetëm deri me date 24.06.2021

Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:
Menaxher i dyqanit është përgjegjës për arritjen e objektivave të shitjes dhe rritjen e profitit të dyqanit në përputhje me objektivat e biznesit. Menaxheri i dyqanit udhëheq dhe zhvillon punonjësit në dyqan dhe siguron që koncepti, vizioni, vlerat & operacionet vizuale të Lindex zbatohen plotësisht në mënyrë që t’iu ofrojmë konsumatorëve një përvojë të modës së klasit botëror.
- Një anëtar aktiv i ekipit menaxhues për të zhvilluar dhe menaxhuar në mënyrë kolektive dyqanin e Lindex Kosova në përputhje me udhëzimet dhe planet e zyrës qendrore të Lindex-it në Kosovë.
- Përgjegjës për hartimin e planit të shitjeve të dyqanit për të arritur objektivat e biznesit.
- Së bashku me ekipin strategjik është përgjegjës për të identifikuar aktivitetet e nevojshme për të arritur objektivat e shitjeve, për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve dhe për të siguruara komercialitetin e artikujve.
- Ofron shërbim të shkëlqyer për konsumatorët në mënyrë që të ndikoj në rritjen e shitjeve.
- Përgjegjës per hartimin e raporteve te shitjeve dhe parashikimeve mujore të shitjes në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë.
- Në mënyrë aktive hulumton rreth target grupit dhe audiences se Lindex Kosova për ti njohur më mirë konsumatorët dhe kërkesat e tyre.
- Mbështet operacionet e punës lidhur me aspektin vizual të dyqanit dhe është përgjegjës për respektimin dhe mirëmbajtjen e udhëzimeve dhe standardeve të Lindex-it për aspektin vizual të dyqanit.
- Trajnon punonjësit në dyqan për ti arritur objektivat e përbashkëta dhe ato individuale. Jep feedback dhe vlerëson performancën.
- Përmirëson vazhdimisht metodat e punës ne kuadër të vendit të punës.
- Merr përgjegjësi për zhvillimin e aftësive dhe përformancës.

Kualifikimet dhe përvoja:
- Diploma universitare në Menaxhim Biznesi, Marketing, Dizajn të modës ose të ngjashme.
- Përvojë min. 3 vjecare në fushën e modës – ‘fast fashion’ dhe në shitjet me pakicë.
- Pasioni për modën.
- Përvojë në pozicione udhëheqëse të punës dhe menaxhim të personelit.
- Njohuri ne fushën e financave.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezentimit.
- Fokus të shtuar tek konsumatorët dhe biznesi.
- Njohja e gjuhës angleze është obligative.
- Aftësi në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office.
- Përvojë dhe aftësi në shfrytëzimin e Wordpress dhe/ose platformave të ngjashme për menaxhimin e shitjeve në Ecommerce (Online).

Nëse jeni të interesuar të bëheni pjesë e ekipit të Lindex Kosova dhe i plotësoni kriteret e mëposhtme, dërgoni CV-në tuaj në adresën e postës elektronike: [email protected]

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme