Detajet

Menaxher i Marrëdhënieve për Klient Privatë

2 Pozita
BKT Bank
Industria:
Banka
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë, Prizren
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
31 October 2022

Përshkrimi

NJOFTIM PËR PUNËSIM
Pozita: Menaxher i Marrëdhënieve për Klient Privatë
Lokacioni: Prishtinë dhe Prizren
Data e Hapjes: 28.09.2022
Data e Mbylljes: 05.10.2022

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Zhvillimi, menaxhimi dhe rritja e portofolit personal të klientëve të bankingut privat,
- Idenfitikimi i klientëve të rinj dhe mbajtja e atyre ekzistues,
- Prezentimi i produkteve/shërbimeve të ofruara nga banka në përputhje me konceptin e bankingut privat dhe të sigurohet që klientët vazhdimisht të informohen për produktet e reja,
- Informimi i klientëve në lidhje me platformën Smart Invest dhe këshillimi i tyre rregullisht për zhvillimet në tregjet financiare ndërkombëtare,
- Përgatitja e marrëveshjeve të kredive dhe të gjitha kontratave përkatëse gjatë financimit të klientëve të
bankingut privat,
- Të jap përgjigje ndaj nevojave të klientëve duke ofruar zgjidhje të shpejta dhe të personalizuara,
- Të kontriboj në përmirësimin e procesit të bankingut privat, për të arritur efikasitetin dhe kënaqësinë e
klientit,
- Të fokusohet në shitje të ndërthurura/kryqëzuara (cross-selling) për të arritur objektivat e të ardhurave
nga interesi dhe jo-interesi,
- Të analizoj, hulumtoj dhe kuptoj tregun dhe konkurrencën,
- Të vizitoj dhe të kontaktojë rregullisht klientët, për të përgatitur raporte për eprorët dhe departamentet
përkatëse në lidhje me vizitat e kryera,
- Të raportoj tek eprorët zhvillimet e portofolit.

Kualifikimet:
-
Diplomë baçellor ose absolvent në Fakultetin Ekonomik, Administrim Biznesi, ose Banka dhe Financa,
- Minimum 3 vite përvojë në bankingun privat /retail, veçanërisht në mbledhjen e depozitave,
- Njohja e produkteve bankare, instrumenteve financiare dhe tregjeve financiare ndërkombëtare,
- Aftësi të shkëlqyera në të shkruar, në të folur dhe aftësi ndërpersonale të komunikimit,
- Aftësi organizative për të punuar në mënyrë të pavarur dhe ekipore,
- Aftësi për të menduar në mënyrë kritike, aftësi për zgjidhjen e problemeve dhe raportimeve,
- Nivel i avansuar i gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur (preferohet njohja e gjuhës turke),
- Patent shoferi (kategoria B).

Kandidatët e interesuar inkurajohen të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes këtij linku:
https://bkt-ks.com/bkt/burimet-njerezore/mundesi-punesimi/. Për çdo problem kontaktoni [email protected]
Të gjitha aplikacionet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të lajmërohen
përmes telefonit.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme