Detajet

Menaxher i projekteve (me njohuri në dizajn enterieri) - Project Manager

1 Pozita
Oxa-Group
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Ferizaj
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze, Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 April 2021

Përshkrimi

Kompania Oxa-Group, me seli në Ferizaj, për plotësim të nevojave të inter-kompanisë “Tedes Contract”, hap konkurs për pozitën:
Menaxher i projekteve (me njohuri në dizajn enterieri) - Project Manager                                                            

Detyrat dhe përgjegjësitë
- Komunikon në vazhdimësi me klientët ekzistues dhe ata potencial për mundësitë e bashkëpunimit;
- Kupton qartë nevojat e klientëve dhe përgatit ofertat për projekte të enterierit;
- Viziton klientët aktual dhe ata potencial, duke realizuar matjet e nevojshme për përgatitje të projekt-propozimeve për klientët;
- Dizajnon, renderon dhe prezanton projektet të enterierit tek klientët e kompanisë;
- Propozon zgjidhje inovative dhe kreative për klientët e kompanisë;
- Implementon trendet ndërkombëtare të arkitkturës në enterier, duke qenë proaktiv në përcjelljen e trendeve botërore dhe përshtatjen e tyre në punën e përditshme;
- Përkujdeset për mbarëvajtjen e procesit të prodhimit sipas prioriteteve të projekteve;
- Bën kontrollin e kualitetit në prodhim dhe eviton gabimet eventuale në fazën e prodhimit;
- Kordinon aktivitetet e ndërlidhura me prodhimin e projekteve nga propozimi, dizajni, oferta, furnizimi, prodhimi dhe implementimi;
- Përcjell në vazhdimësi punën në terren si; implementimin e projekteve tek klienti i fundit, duke asistuar në montim (kur të jetë e nevojshme), kordinimin e ekipit, kontrollin e kualitetit në zbatim të projektit dhe pranimin e “feedback”-ut gjatë procesit nga klienti.
- Zbaton strategji të rritjes së kompanisë nëpërmjet punës konkrete dhe akuizicionit në tregje të ndryshme;
- Mban relacionet me portfolion e klientëve ekzistues;
- Hulumton tregjet e huaja evropiane, regjionale dhe kombëtare për akuizicion të klientëve të rinjë, B2B dhe individual.

Kushtet për aplikim / Aftësitë dhe shkathtësitë
- Përvojë pune në dhe menaxhim të projekteve, arkitekturë dhe dizajn së paku 3 vjet.
- Diplomë universitare në fushat relevante, arkitekturë, dizajn ose drejtime tjera relevante me përshkrimin e punës.
- Niveli master i studimeve në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze, obligative.
- Njohja e gjuhëve të tjera, përveç anglishtes dhe gjuhës amtare, përbën përparësi.
- Njohuri të avancuara të punës me kompjuter me theks të veçantë programeve specifike për renderim, si 3D Max, Archicad, Autocad, etj.;
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese në të shkruar dhe në të folur;
- Të ketë aftësi organizative të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
- Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë.
- Të ketë aftësi të larta komunikimi, si në të folur ashtu dhe në të shkruar;
- Të ketë aftësi organizative, të menaxhimit të kohës përballimit të presionit dhe caktimit të prioriteteve në punë;
- Të ketë aftësi të mira koordinimi dhe punë në ekip;
- Qasje proaktive me fokus në zgjidhje të problemit.

Çka ofron kompania:
- Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi (Kandidatit më të suksesshëm kompania do të i ofroj kontratë të rregullt pune me një periudhë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajve);
- Mundësi avancimi të mëtutjeshëm në karrierë;
- Pagë konkurruese.

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV  në adresën elektronike: [email protected] duke cekur pozitën për të cilën aplikoni në subjekt. Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese, referencë, certifikata të trajnimeve do të merret parasysh.
Afati i fundit për aplikim data 10 Prill 2020.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme