ITD Prishtinë SH.P.K. ka filluar operimin në Kosovë që prej vitit 2003 dhe është pjesë e një prej grupeve më të mëdha në rajon. Është një ndër kompanitë më të mëdha dhe lider në teknologjinë e informacionit. ITD Prishtinë SH.P.K. është Distributor i teknologjisë së informacionit duke patur në portofol brendet më të njohura ndërkombëtare si Cisco, Microsoft, Hewlett Packard, Dell, IBM, EMC, Lenovo, Asus, Acer etj dhe shumë kompanive të tjera prestigjoze globale.
ITD Prishtinë Sh.P.K., shpall konkurs për: Menaxher i Shitjes
Kualifikimi dhe kërkesat për vendin e punës:
- Diplomë universitare – ekonomi ose shkenca kompjuterike.
- Të paktën 3 vite experiencë në shitje dhe menaxhim të marrëdhënieve me klientët.
- Njohuri e mirë e produkteve IT.
- Njohje e gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Mbajtja e marrëdhënieve profesionale dhe afatgjata me klientët.
- Realizimi i targeteve të shitjes dhe planifikimi i aktiviteteve mujore dhe javore.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e kontratave ekzistuese.
- Ndjekja e plotë e ciklit të shitjes, nga gjenerimi i oportuniteteve deri te pagesa.
- Bashkëpunimi me departamente të tjera për përmbushjen efikase të kërkesave të klientëve.
- Menaxhimi dhe përditësimi i ofertave, kuotimeve dhe administrimi i debitorëve.
- Raportimi i detajuar dhe i rregullt tek Drejtori i Shitjeve mbi aktivitetet dhe rezultatet.
Kushtet e ofruara nga kompania:
- Orari i punës: e Hënë – e Premte (40 orë në javë).
- Pagë konkurruese në treg.
- Mundësi për zhvillim profesional.
- 20 ditë pushim vjetor në vit dhe të gjitha lejet tjera sipas ligjit të punës.
- Sigurim shëndetësor.
- Transport të organizuar për punonjësit: Prishtinë-Kompani dhe anasjelltas.
Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumentet tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja ne adresë e-mail:
[email protected]Ju lutem e specifikoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt!
Afati i aplikimit: 30 ditë nga shpallja e konkursit
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi pë Mbrojtjen e të Dhënave Personale.