Detajet

Menaxher I Shitjeve

1 Pozita
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:
B

Deadline:
28 September 2021

Përshkrimi

Kompania Biokom L.L.C Prishtina është pjesë e Grupit Biokom, i pranishëm në treg në Kosovë që nga shtatori i vitit 2013 është një nga kompanitë kryesore në shitjen e produkteve të destinuara për industrinë ushqimore, mjekësinë, veterinarinë, hotelet dhe restorantet.

Biokom është i pranishëm në shumë vende, gjë që mundëson një hap përpara në ndjekjen e trendeve botërore në fushën e: teknologjisë ushqimore, bioteknologjisë, mjekësisë veterinare dhe mjekësisë.

Biokom punëson staf shumë të motivuar dhe të kualifikuar, me përvojë të veçantë në fushën e shpërndarjes së tyre profesionale, të cilët me vetëpohim përdorin njohuritë e tyre në mënyrë që të gjejnë zgjidhjet ideale të përshtatshme për nevojat e klientëve. Si rezultat i zhvillimit të vazhdueshëm, ne kemi nevojë për:

Menaxher I Shitjeve

Përgjegjësitë dhe dytyrat:
- Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve të para-shitjes dhe shitjes
- Zhvillimi i tregut dhe mbajtja e kontakteve me klientët ekzistues
- Negocimi dhe lidhja e kontratave dhe shitjeve me klientët
- Analiza e nevojave dhe potencialeve të tregut dhe ndërmarrja e aktiviteteve të përshtatshme në terren.
- Komunikimi telefonik me klientët
- Organizimi I udhëtimeve si edhe organizimi dhe mbajtja e takimeve
- Respektimi dhe përmbushja e qëllimeve të përcaktuara, në përputhje me strategjinë e kompanisë
- Aplikimi i produkteve dhe teknologjive të reja në treg

Kualifikimet e kërkuara:
- Njohuri të detyrueshme të gjuhës angleze
- Arsimi i lartë
- Njohja e gjuhës boshnjake do të konsiderohet përparësi
- Aftësi të shkëlqyera kompjuterike
- Posedimi i detyrueshëm i patentë shoferit të kategorisë B - shofer aktiv
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative
- Vetë-iniciativë, ambicie, besnikëri dhe konfidencialitet.

Cfarë ne ofrojmë:
- Puna në projekte dhe aktivitete interesante, ndërkombëtare në baza ditore
- Pjesë e një kulture dinamike të punës
- Rritja e vazhdueshme nënkupton ekzistencën e shumë mundësive për zhvillim
- Atmosfera pozitive, dinamike dhe motivuese e punës
- Mundësi për trajnim profesional dhe arsimor brenda dhe jashtë vendit

Vendi I Punës: Prishtinë

CV-të duhet të jenë të shkruara në gjuhën boshnjake ose Angleze dhe të dërgohen në emailin: [email protected]

Galleria