Detajet

Menaxher/e Hoteli

1 Pozita
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prizren
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 September 2022

Përshkrimi

Njoftim për punë: Menaxher/e Hoteli
Vendi i punës: Hotel Albes, Korishë, Prizren

Përshkrimi
Ne jemi duke kërkuar për një menaxher/e hoteli me përvojë për të mbikëqyrur funksionet e përditshme të hotelit tonë si dhe për të ofruar drejtim strategjik. Ju do të planifikoni dhe mbikëqyrni aktivitetet e stafit për të siguruar mbarëvajtjen e biznesit.
Është e rëndësishme që menaxheri i hotelit të përfshihet në të gjitha aspektet e operacioneve të hotelit. Ju do të jeni po aq përgjegjës për trajtimin e ankesave sa edhe për strategjinë dhe përgatitjen e raporteve. Ju do të jeni një person kyç i referencës për punonjësit dhe klientët, si dhe shitësit e jashtëm.
Menaxheri i hotelit duhet të jetë në gjendje t'i udhëzojë punonjësit që të punojnë si një ekip që funksionon mirë. Prandaj, kandidati ideal do të jetë një lojtar ekipi dhe një drejtues efektiv, i aftë për të dhënë shembuj dhe për të nxitur një ambient bashkëpunimi.
Qëllimi është të rrisim përkushtimin e klientit dhe të zgjerojmë klientelën tonë duke fuqizuar reputacionin e hotelit tonë.

Përgjegjësitë
-
Plotëson nevojat e hotelit me staf, duke përzgjedhur, trajnuar, monitoruar dhe vlerësuar punën e tyre nëpërmjet dhënies së feedback-ut të vazhdueshëm;
- Mbikëqyrë punën në të gjitha nivelet (recepsionistët, stafi i kuzhinës, shërbyeset, punonjësit e zyrës etj.) dhe vendos objektiva të qarta
- Përgatit plane konkrete me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të menaxhimit të shërbimeve në hotel dhe ndan përgjegjësitë për të arritur modelin më efikas të funksionimit
- Përgatit buxhetin vjetor, identifikon dhe vlerëson risqet dhe shpenzimet, arrin objektivat financiarë;
- Drejton dhe monitoron fushatat e marketingut;
- Menaxhon dhe mirëmban marrëdhëniet me kontraktorët dhe furnitorët;
- Monitoron dhe mirëmban ambientet si dhe shërbimet e ofruara;
- Kujdeset të sigurojë përpuethshmërinë me procedurat dhe ligjet mbi licensimin, shëndetin dhe sigurinë.

Kualifikimet
-
Të ketë mbaruar studimet në degën e ekonomisë/ biznesit/ turizmit.
- Të ketë eksperience te me parshme ne menaxhimin e fushes se hotelerise apo pozita të ngjajshme;
- Të ketë eksperiencë në orientimin dhe trajnimin e punonjësve të hotelit;
- Të ketë aftësi shumë të mira të mbikëqyrjes;
- Siguron efikasitet dhe efiçense maksimale në përdorimin e materialeve dhe promovimit të paketave të ofruara nga hoteli;
- Mban përgjegjësi në përmbushjen e standarteve të shërbimeve të hotelit sipas normativave, sistemeve dhe koncepteve të Hotelit;
- Fleksibilitet në orarin e punës;
- Njohuri shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhet e tjera perbejne avantazh dhe e programeve bazë te kompjuterit si MS Office;
- Aftësi të shkëlqyera në shërbimet ndaj klientit, si dhe një mentalitet biznesi
- Aftësi të dukshme në vendimmarrje dhe zgjidhje problemesh

Te interesuarit te dergojne CV ne E-mail adresën: [email protected] ose te telefonojnë për më shumë informacion tek +38349300409 dhe/ose 049358429
Adresa: Hotel Albes, M25 Rruga Maxhistrale, Korishë Prizren 20550

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme