Ne besojmë se marketingu nuk është vetëm reklamë.
Është aftësia për të ndërtuar besim, për të krijuar lidhje me konsumatorin dhe për të ndikuar në rritjen e biznesit.
Për këtë arsye po kërkojmë një Menaxher/e Marketingu që dëshiron të lërë gjurmë.
Një person që sheh mundësi aty ku të tjerët shohin rutinë. Dikë që kombinon kreativitetin me rezultatet dhe që dëshiron të jetë pjesë e një kompanie në zhvillim të vazhdueshëm.
Çfarë do të bëni?
- Do të zhvilloni ide dhe iniciativa që fuqizojnë markën tonë.
- Do të krijoni dhe koordinoheni në realizimin e fushatave me ndikim te konsumatori.
- Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipet e brendshme dhe menaxhmentin për zhvillimin e projekteve të reja.
- Do të koordinoni aktivitetet me partnerët tanë të jashtëm të marketingut.
- Do të analizoni tregun, konkurrencën dhe mundësitë për zhvillim.
- Do të ktheni idetë në rezultate të matshme.
Çfarë kërkojmë?
- Mendim kreativ dhe orientim drejt rezultateve.
- Guxim për të sfiduar mënyrat tradicionale të të menduarit.
- Aftësi për të identifikuar mundësi dhe për t'i shndërruar ato në iniciativa konkrete.
- Sens biznesi dhe dëshirë për të krijuar ndikim.
- Vetë-iniciativë, përgjegjësi dhe qasje proaktive në punë.
Si të aplikoni?
Dërgoni Cv - tuaj dhe një propozim të shkurtër (maksimumi 1 faqe ose video maksimumi deri në 3 minuta) ku na tregon:
- Përtej asaj që mund të lexojmë në CV-në tuaj, çfarë duhet të dimë për ju dhe çfarë vlere mendoni se do t'i sillnit Mokne Group?
- Cila është përshtypja juaj për marketingun dhe prezencën e markes tonë deri më sot?
- Një mundësi ose ide që mendoni se do të vlente të eksplorohej nga Mokne Group.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë përmes postës elektronike:
[email protected] P.s. Ne nuk po kërkojmë përgjıgjje përfekte.
Po kërkojmë njerëz që mendojnë ndryshe, marrin iniciativa dhe krijojnë ndikim.
A mendoni se jeni personi i duhur?
Na tregoni