Detajet

Menaxher/e për Resurse Njerëzore

1 Pozita
AZTECH
Industria:
Burime Njerëzore
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
17 July 2022

Përshkrimi

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës.
AZTECH shpall konkurs - vende të lira pune për pozitën:

Menaxher/e për Resurse Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Drejton procedurat për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
- Drejton politikat e RNJ duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
- Ndërton dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të RNJ.
- Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të ndërmarrjes në përputhje me Kodin e Punës dhe ligjeve të tjera të zbatueshme.
- Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara dhe ruajtjen e konfidencialitetit.
- Mban marrëdhëniet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj.
- Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim të punonjësve të kompanisë.
- Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllim përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë.

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:
-
Shkollimi Universitar Juridik, Ekonomik (Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale)
- Së paku tre (3) vite përvojë pune relevante;
- Kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
- Njohuri të avancuara në legjislacionin në fuqi;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi;

Ne ofrojmë:
-
Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovar
- Mundësi reale të zhvillimit profesional
- Pagë konkurruese

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]

Afati për aplikim deri me datë: 17.07.2022
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme