Shitës ambulantiv
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapsirë dhe dukshmeri maksimale, 5) raportimin.
- Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Avansues i shitjes – Merchandiser
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
- Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
- Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
- Kërkon mundësit për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
- Siguroj pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
- Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
- Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të jenë të pajisur me patent shofer të kategorive B;
- Të kenë aftesi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të kenë aftësi të menaxhimit të punës në presion;
Depoist Menaxhues
Detyrat dhe përgjegjësitë :
- Bënë organizimin e punës në depo;
- Kujdeset për punën e punonjësve të deposë dhe i mbikqyr të njëjtit
- Kontrollimi i gjendjes së depos në fillim dhe mbarim të orarit të punës;
- Organizon përgatitjen, ndarjen e mallit sipas blersave;
- Përkujdeset për sistemimin e duhur të mallrave;
- Kujdeset për rregullësine dhe mirëmbajtjet e deposë;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
Vërejtje: Luten të aplikojnë vetëm kandidatët që seriozisht i plotësojnë kushtet e sipërshënuara.
CV-et tuaja dhe dokumentet mbështetëse dërgoni në emailin:
[email protected]
Në “Subject” ju lutem shënoni titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Shites ambulant,Depoist Menaxhues etj…).
Konkursi do jetë i hapur deri me datë 20.09.2024.