Detajet

Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane për nivelet A1 – B2

1 Pozita
Industria:
Edukim / Trajnime / Art
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Gjermane
Patenta e shoferit:

Deadline:
30 April 2021

Përshkrimi

Jemi Organizatë e specializuar për përkrahjen e Integrimit ekonomik/punësimit të individit si në Kosovë ashtu edhe jashtë Kosovës, me theks të veçantë në Gjermani. Njëra prej parakushteve tejet të rëndësishme të këtij integrimi është mësimi i gjuhës Gjermane, me qëllim të arritjes së synimit të shkuarjes në Gjermani për Bashkim Familjar me partnerët përkatës në Gjermani, Shkollim dhe Aftësim Profesional (Ausbildung), Punësim Sezonal të studentëve, Studim, apo edhe Punësim të Drejtpërdrejtë. Me qëllim të mësuarit sa më të mirë të gjuhës Gjermane, organizata APPK kërkon mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane.

Prandaj nëse Ju:
- Jeni të kualifikuar si mësimdhënës/e i/e gjuhës Gjermane
- Posedoni përvojë për mësimdhënie/trajnime me të rritur, së paku tri vite
- Jeni të interesuar  të punoni me punë honorari (kontratë mbi vepër)
- Jeni fleksibil në aspektin e angazhimeve kohore

Atëherë, ju inkurajojmë të konkurroni për
Mësimdhënës/e të gjuhës Gjermane për nivelet A1 – B2

Ne ju ofrojmë:
- Kushte të shkëlqyeshme të punës
- Ambient shumë të mirë të punës në aspektin profesional, njerëzor dhe infrastrukturor
- Pagesë të niveleve të larta për rrethanat Kosovare

Dokumentet e Juaja të konkurrimit (CV , letrën motivuese, të dyja në gjuhën Gjermane), si dhe dokumentet tjera shtesë, diploma, referenca, i dorëzoni në APPK, përmes e-mailit në  [email protected] deri me datën 30.04.2021

Ju mirëpresim:
Stafi  i APPK-së

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme