Detajet

Mjeshtër / Teknik i prodhimit

1 Pozita
Industria:
Prodhimtari
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e pakualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
12 February 2021

Përshkrimi

SHPALLJE PËR PUNË

Klikoni për të plotësuar formën⬇️

“Bp Home Invest” sh.p.k është kompani zhvilluese me reputacion në sferën e patundshmërisë në Kosovë. Kompania është në rritje e sipër dhe zgjerim të aktiviteteve të saja. Së fundit, si rezultat i marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani ndërkombëtare përmes fabrikës InstaBuilt, kemi kënaqësinë të ofrojmë mundësi punësimi për kohë të gjatë me mundësi të shkëlqyeshme për karrierë të suksesshme dhe zhvillim personal për individë ambicioz, të përkushtuar dhe me standarde të larta profesionale.

Pozita: MJESHTER/TEKNIK I PRODHIMIT

Vendi i punës: Fabrika InstaBuilt
Paga: Konkurruese
Kohëzgjatja: Në bazë të marrëveshjes
Data e fillimit: 1 Shkurt

Kualifikimet Minimale:
- Përvojë pune së paku 3 vjeçare në zdrukthtari apo tesari (ne ndertimtari) dhe njohuri praktike në perdorimin e veglave të kësaj lëmie;
- Përvojë pune së paku 1 vjeqare si udheheqës i grupit në lëminë e zdrukthtarisë apo tesarise (ne ndertimtari) me njohuri për t'i lexuar planet e dorëzuara nga arkitekti apo inxhinieri
- Të ketë aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion kohor.
- Të ketë aftësi për tu përshtatur dhe për të punuar në grupe/ekipe. 
- Të jetë i gatshëm/ambicioz për të mësuar njohuri të reja në fushën e prodhimit të shtëpive të parafabrikuara;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Detyrat kryesore të të punësuarit do të jenë si në vijim:
- Përdorim i teknologjisë së avancuar për prodhim dhe operimi me makineri/pajisje të prodhimit.
- Mbikëqyrja e makinerisë prodhuese gjatë procesit të prodhimit dhe raportimi për funksionalitetin e tyre. 
- Implementim i planeve arkitektonike-inxhinierisë së konstruksioneve të drurit.
- Montim dhe kontrollimi i strukturave të drurit dhe paneleve nga druri.
- Montimi dhe kontrollimi i materialeve izoluese.
- Mbikëqyrja dhe informimi i udhëheqësit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim.
- Kontrollimi i materialeve para futjes në prodhim. 
- Përkrahja e punëtoreve të rijnë në të mësuarit e mjeshtërisë së punëve të drurit.
- Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë.
- Asiston dhe zbaton urdhrat dhe kërkesat e mbikëqyrësit.
- Detyrat tjera të përcaktuara nga udhëheqësi apo mbikëqyrësi.
 
Procedura e Aplikimit - Të gjithë kandidatët duhet të dërgojnë në [email protected] dokumentet e mëposhtme:
- CV-në
- Kopjet e diplomave ose certifikimeve për punë/aftësi profesionale.
- Afati i fundit për aplikim: E Mërkure, 20 Janar 2021 ora 00:00. 
Duke ju falënderuar për aplikim ju njoftojmë se vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të kontaktohen. 

 

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar1999
Numri Stafit51-200

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme