Detajet

Operator/e i/e logjistikës

1 Pozita
Railtrans
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze, Serbo-Kroate
Patenta e shoferit:

Deadline:
20 June 2021

Përshkrimi

Përshkrimi i vendit të punës:
Railtrans LLC është kompani vendore e cila merret me transport ndërkombëtar të mallrave nga të gjitha vendet e botës, duke përfshirë transportin detar, rrugor, hekurudhor, ajror, transport parcial/grupazh si dhe ofron magazinimin e mallrave në depo publike doganore për palë të treta. Për më tepër mund njoftoheni në faqen tonë elektronike: www.railtrans.biz 
Në vazhdën e zhvillimit dhe rritjes së kompanisë, Railtrans LLC hap konkurs për punëtor/e të logjistikës të ri që ti bashkangjitet stafit të suksesshëm të Railtrans-it për pozitën:

Operator/e i/e logjistikës

Operatori/ja e logjistikës do të jetë përgjegjës për aktivitetet ditore për përcjelljen dhe organizmin e transportit të mallrave dhe informatave për të siguruar arritjen e tyre me kohë deri tek klientët. Kjo pozitë kërkon përsonin me aftësi të larta te komunikimit, shkathtësi menaxhuese të kohës, vetiniciator dhe me sjellje të mirë ndaj klientëve dhe kolegëve.

Përgjegjësit e punës:
- Komunikim korrekt dhe profesional me klientët si në procedurë standarte të operimit ashtu dhe në zgjidhjen e problemeve logjistike dhe ankesave të klientit,
- Aftësia për negocim me klientët,
- Përgatitë analiza të tregut, të konkurrencës, të çmimeve dhe ia prezanton ato kompanisë.
- Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet dhe ofertat,
- Saktësia në marrjen e informacioneve të domsdoshme nga kërkesat e klientëve dhe përpunimi i të dhënave për organizimin e transportit të ngarkesave në kohën e duhur,
- Koordinimi i porosive të klientëve në organizimin efficientë të transportit në import dhe eksport.
- Kujdes i veçantë dhe vëmendje maksimale ndaj kërkesave specifike të klientëve, angazhimi i strukturave përkatëse për realizimin me sukses të kërkesave të klientit,
- Identifikimi i furnitorëve /partnerëve që do organizojnë transportet përkatëse dhe përcjellja e informacionit të saktë tek ata për rezervimin e mjeteve,
- Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedurës standarte të transportit,
- Mbanë të informuar palët e interesuara për statusin e mallit në transport,
- Koordinon me agjensitë doganore në import dhe eksport për përgatitjen në kohë të procedurave doganore dhe sigurimin e dokumentacionit përkatës,
- Komunikim dhe koordinim shumë i mirë me departmentet e tjera në kompani për përfundimin zinxhir të proceseve të punës nga ofertimi deri në faturimin e shërbimit ndaj klientit,
- Përgatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet e arritura dhe përcaktimi objektivave për të ardhmen.

Kushtet e punës:
-
Të ketë sëpaku të përfunduar nivelin bachelor të studimeve,
- Njohja e gjuhëve të huaja obligative si gjuha Angleze dhe Sërbo Kroate ,
- Njohuri  të mira kompjuterike : Microsoft office,
- Të ketë përvojë pune ose njohuri bazike në sektorin e logjistikës

Afati i aplikimit për punë është deri me datën 20.06.2021.
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-të e tyre në email: [email protected] ose me post në adresën:  RAILTRANS LLC Zyra Qendrore,  Rr. Ish Fabrika e Amortizatorëve Terminali Doganor, Zyrja Nr.52, 10000 Prishtinë, Kosovë

Galleria