Detajet

Pastrues

1 Pozita
Industria:
Shërbime / Mirëmbajtje
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Ferizaj
Edukimi:
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
18 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 i Ligjit të Punës, nenit 37 paragrafi 2 dhe 4, i Ligjit për Arsimin Parauniversitar, neni 5, pika c, të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe sipas Vendimit nr.80/20, të Inspektoratit të Punës në Ferizaj Drejtoria e Arsimit në Ferizaj shpall:

KONKURS
Për Pastrues:

Në SHFMU “Ganimete Tërbeshi” në paralelen e ndarë fizike në fshatin Muhovc:
-Një pastrues.

Detyrat e punës:Pastruesi-bënë pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në institucionin shkollor.
-Kujdeset për pastrimin e të gjitha lokaleve shkollore,pajisjeve të shkollës si dhe objekteve përcjellëse.
-Kujdeset për pastrimin dhe mirëmbajtjen e oborrit të shkollës në mbrojtjen e ambientit dhe kultivimit të gjelbërimit.
-Kryen edhe detyra tjera, të cilat ia cakton drejtori i shkollës ose sekretari i shkollës.
-Për vendin e punës për pastrues kërkohet shkolla fillore e mesme e ulët.

Kërkesa për aplikim merret dhe dorëzohet në zyrën për shërbimin e qytetarëve, për Drejtorinë e Arsimit.
Për aplikim kandidatët duhet të kompletojnë dokumentacionin në vijim:
-Kërkesën për punësim dhe dokumentacionin si vijon:
-Dëftesa e shkollës fillore të mesme të ulët
-Çertifikatën e lindjes,
-Letërnjoftimi kopje,
Dëshminë që nuk janë në hetim ose në procedurë hetimore.

Kontrata zgjatë një vit, nga data e fillimit të punës me mundësi vazhdimi.
Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit, nuk merren në shqyrtim nga komisioni intervistues.
Afati i konkursit është (15) ditë nga dita e publikimit në tabelën e  shpalljeve në web faqen e Komunës dhe në njërën nga mjetet e shkruara të informimit duke filluar prej dates 15.06.2020 deri më datën 29.06.2020.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme