Pozicioni: Përfaqësues i Shitjeve
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Promovimi dhe shitja e pajisjeve dhe shërbimeve të Autodiagnoza
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientët për të kuptuar nevojat e tyre dhe ofrimi i zgjidhjeve të
personalizuara - Zhvillimi i marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët ekzistues dhe të rinj
- Përcjellja e tendencave të tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje
- Organizimi dhe pjesëmarrja në takime dhe demonstrime të produkteve për klientët
- Raportimi i shitjeve dhe përparimi i planeve të shitjes tek menaxhmenti
Kualifikimet e Kërkuara:
- Përvojë në shitje, preferohet në industrinë e automjeteve ose teknologjisë
- Patent shoferi, kategoria B
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
- Pëvoje e me hershme (avantazh)
- Aftësi për të ndërtuar dhe mirëmbajtur marrëdhënie të forta me klientët
- Fleksibilitet dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese bazuar në performancën e shitjeve
- Trajnime të specializuara për produktet dhe shërbimet që ofron kompania
- Mundësi për rritje profesionale dhe zhvillim të karrierës
- Ambient pune dinamik dhe mbështetës
Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj në email:
[email protected]. Për më shumë informata kontaktoni në
numrin: 044-260-318.
Konkursi i hapur deri më 15 Nentor 2024. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur!