PERSONEL I MAGAZINËS/ DEPOS
Part-time
Përshkrimi i Punës
OBJEKTIVI
Të zbatojë proceset e punës dyqan-depo në përputhje me procedurat, rregulloret, udhëzimet dhe legjislacionin në fuqi; të sigurojë dhe mbajë një përputhje midis numrit të rezervave të produkteve të regjistruara dhe rezervave në gjendje gjatë transaksioneve të produkteve të dyqanit.
DETYRAT KRYESORE
- Merr furnizimet për dyqanet në përputhje me procedurën dhe regjistron pakot në sistem. Merr produktet, alokimet e të cilëve janë pranuar në sistem për rezervat e dyqanit, sa më shpejt të jetë e mundur.
- Kontrollon dy here alarmet dhe etiketat e produkteve që janë marrë për rezervat e dyqanit dhe që duhet të vendosen në seksione sa më shpejt që të jetë e mundur; rregullon transaksionet depo-seksion, dhe shpërndan produkte personelit të seksionit.
- Informon Përfaqësuesin e Depos dhe/ ose menaxhimin e dyqanit për çdo gabim të identifikuara gjatë pranimit të furnizimit (produkte tepër ose mangët, produkte të gabuara etj). Ndërmerr veprime korrigjuese sipas udhëzimeve që i jepen.
- Dërgon produktet e kthyera ose transferuara në depot përkatëse në kohë në përputhje me procedurat.
- Informon Përfaqësuesin e Depos dhe/ ose menaxhimin e dyqanin për çdo gabim të identifikuara gjatë pranimit të furnizimit (produkte tepër ose mangët, produkte të gabuara etj). Ndërmerr veprime korrigjuese sipas udhëzimeve që i jepen.
- Ndjek nevojat për materiale (dokumente për printim, kuti vulash, tonerë, etiketa, letër A4 etj) në depo, dhe informon Përfaqësuesin e Depos dhe/ ose menaxhimin e dyqanit për furnizimin me këto materiale.
- Kontrollon nëse depoja është në përputhje me standardet e auditimit dhe informon Përfaqësuesin e Depos dhe/ ose menaxhimin e dyqanit për tu siguruar që janë kryer veprimet korrigjuese.
Për ne të LC Waikiki, vlerat tona janë: të qenit të virtytshëm, arritja së bashku, ekspertiza e gjerë, dhe të qenit të orientuar drejt klientit, duke sfiduar vështirësitë.
Pra, nëse jeni gati për dinamizëm dhe doni të rriteni me sfida, ejani dhe bashkohuni me ne!