Detajet

Recepsioniste

1 Pozita
Auto Mita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
30 June 2025

Përshkrimi

Auto Mita po zgjerohet – bashkohu me ekipin tonë!
Dëshiron të jesh pjesë e një kompanie lidere në industrinë automobilistike?
Auto Mita, përfaqësues zyrtar i markave ndërkombëtare Renault, Dacia, Nissan dhe Volvo, po kërkon për një vend të lirë pune për pozitën e recepsionistes. Kjo pozitë ka për qëllim ofrimin e mbështetjes administrative, pritjen profesionale të vizitorëve dhe ofrimin e informacionit të saktë për klientët dhe palët e interesuara.

Recepsioniste (1 Pozitë)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-
Pritja dhe përcjellja e vizitorëve në mënyrë profesionale dhe miqësore.
- Përgjigjja në telefonata dhe adresimi i tyre te personat përkatës.
- Menaxhimi i postës hyrëse dhe dalëse.
- Përdorimi i emailit dhe kalendarit për organizimin e takimeve.
- Përditësimi i dokumentacionit dhe asistimi në detyra të ndryshme administrative.
- Sigurimi që ambienti i recepsionit të jetë i pastër dhe i rregullt.

Kualifikimet e kërkuara:
-
Diplomë e shkollës së mesme (diploma universitare përbën përparësi).
- Aftësi të mira komunikuese, me theks të veçantë në mikpritje dhe sjellje profesionale.
- Njohuri të gjuhës shqipe dhe të paktën një gjuhë tjetër (anglisht përparësi).
- Aftësi në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office, email, etj.).
- Përvojë pune në pozitë të ngjashme është e dëshirueshme, por jo e domosdoshme.

Çfarë ofrojmë:
-
Ambient pune profesional dhe mikpritës.
- Trajnime dhe mundësi zhvillimi personal.
- Pagë konkurruese në përputhje me përvojën dhe aftësitë.

Të gjithë kandidatët e interesuar, të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më sipër, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre:
në email-in: [email protected] ose përmes WhatsApp / Viber në numrin: +383 45 676 676

Galleria