Pozita: Recepsioniste
Garden Downtown shpall konkurs për pozitën Recepsioniste. Kërkojmë një person të komunikueshëm, të përkushtuar dhe mikpritës, i/e gatshëm/gatshme të ofrojë shërbim cilësor për mysafirët tanë.
Përgjegjësitë kryesore:
- Mirëpritja me mirësjellje e mysafirëve gjatë arritjes dhe largimit nga hoteli.
- Sigurimi i një atmosfere të ngrohtë dhe profesionale gjatë gjithë qëndrimit të tyre.
- Dhënia e informacioneve të nevojshme për shërbimet e hotelit, atraksionet lokale dhe ofertat promocionale.
- Regjistrimi dhe mirëmbajtja e të dhënave të mysafirëve.
- Menaxhimi i rezervimeve dhe kërkesave të mysafirëve.
- Kryerja e pagesave për shërbimet e ofruara.
- Komunikimi me mysafirët potencial dhe rikontaktimi i tyre sipas nevojës.
- Bashkëpunimi me stafin për të përmbushur kërkesat e mysafirëve.
- Përgjegjësi të tjera sipas kërkesës së menaxherit.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit
- Njohuri e gjuhës angleze (gjuhë të tjera përbëjnë përparësi).
- Aftësi të mira komunikimi dhe mikpritjeje.
- E motivuar dhe e gatshme për të punuar nën presion dhe jashtë orarit, nëse kërkohet.
- Përvoja e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi.
Orari i punës:
- Puna organizohet me ndërrime sipas nevojës së hotelit.
- Punonjësja ka të drejtë në dy ditë pushimi gjatë javës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
CV e përditësuar me fotografi (format i vogël).
Përshkrim të eksperiencave të mëparshme.
Rekomandime nga vende të mëparshme pune (nëse ka).
Aplikimi: