Detajet

Roje Pyelli

1 Pozita
Industria:
Sektori i Sigurisë
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Viti
Edukimi:
Karriera:
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
26 July 2020

Përshkrimi

Në bazë të nenit 10 paragrafi 6 të Ligjit të punës të Republikës së Kosovës nr.03/L-212 dhe Rregullorës nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Komuna e Vitisë shpall:

KONKURS
( Procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit)

Drejtoria e Bujqësisë,pylltaris dhe zhvillimit rural
Titulli i punës: Roje Pyelli
Nr. i pozitave: Një (1)
Paga bruto mujore: 300.00 €
Lloji i kontratës; (Marrëveshje për shërbime të veçanta)
Kohëzgjatja e kontratës; Gjashtë (6) muaj
Qëllimi i angazhimit: Mbrojtja e pyjeve dhe menagjimi i tyre në Rajonin e Stanqiqit.

Detyrat dhe përgjegjësitë :
•Të ruaj pyellin nga vjedhja ,shkatërrimi,dëmtimi i drujëve dhe tokës pyjore,
•Të ruaj nga shkatërrimi rrugët pyjore të informoj për uzurpimet të tokave pyjore
•Të ruaj dhe përkujdeset për shejat kufitare,
•Të parandaloj gjuetin ilegale,
•Të kryej procedurat të masës drunore dhe kontrollimin e transportit të prodhimeve drunore dhe jo drunore të pyjeve,
•Të paraqet rastet e sëmundjeve infektive ,dëmet nga brejësit ,fortunave dhe vërshimeve,
•Të ndaloj kullotjen ilegale,nxerrjen e gurëve, zhavorit dhe dheut dhe mbeturinave tjera pyjore,
•Të bëjë zëvendësimin e rojtarit tjetër të pyllit gjatë pushimit vjetor,pushimit mjeksor me urdhërin e autoritetit pyjor komunal.
•Bëjnë palimin e drunjëve të masës së konfiskuar.
•Përkujdesen edhe për objektin dhe depon ku janë të vendosura drujt e konfiskuar.
•Edhe punë të tjera teknike me urdhërin e përgjegjësit të vet.

Kualifikimi dhe shkathtësitë e kërkuara:
•Shkolla e mesme
•Të ketë aftësi të mira komunikuese ndër njerëzore dhe të jetë i gatshëm të punoj me orar fleksibil të punës. 


Çdo kandidat (aplikues) për pozitën e lartcekur duhet t’i kompletoj dhe dorëzoj dokumentacionin e domosdoshëm (foto kopje) si vijon :
1.dëshmi të kualifikimit shkollor në fotokopje .
2.dokumentin e identifikimit.

Aplikacionet merren dhe të plotesuara dorëzohen në arkivin qëndror të Komunës së Vitisë.
Afati i aplikimit është 7 ditë, nga dita e shpalljes publike të konkursit në Web faqen komunale dhe tabelën e shpalljeve publike.
Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, kurse ato të mangëta refuzohen. Përzgjedhja do të bëhet nga komisioni profesional .






Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar2008
Numri Stafit251-500

Punë të Ngjajshme