Detajet

Shitës Ambulantiv

2 Pozita
Industria:
Shitje, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
15 November 2024

Përshkrimi

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.  

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitën në vijim:
Shitës ambulantiv për produkte të ngrira
Lokacioni: Prishtinë

Detyrat kryesore:
-
Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë
- Zbaton planin e parashikuar të shitjes
- Analizon prezencën e produkteve në treg, përcjellë konkurrencën;
- Realizon të gjitha komunikimet me klientë;
- Raporton në baza ditore në Departamentin e Shitjes
- Të jetë në gjendje për të maksimizuar produktivitetin dhe efikasitetin, si dhe arritjen e objektivave të caktuara
- Realizon detyra të tjera sipas kërkesës së Departamentit të Shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:
-
Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip
- Të jetë i gatshëm të punojë nën presion, dhe me orar fleksibil
- Obligative të jete i paisur me leje të vozitjes kat.B
- Shkolla e mesme obligative

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected] ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 15/10/2024 deri më 15/11/2024.


Galleria