Pozita: Shitës / Shitëse – Specialist i/e Shitjes
Lokacioni: Showroom – PUNTO Shpk
Ne jemi në kërkim të një shitësi/shitëseje profesioniste ose specialisti/e të shitjes për t’u bashkuar me ekipin tonë në sallonin e mobilerisë për zyra dhe administratë.
Nëse je person komunikativ, i/e orientuar drejt klientit dhe ke pasion për shitje dhe dizajn interieri, kjo është mundësia e duhur për ty.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pritja dhe këshillimi profesional i klientëve në showroom
- Prezantimi i produkteve dhe zgjidhjeve të mobilerisë
- Përgatitja e ofertave dhe propozimeve sipas kërkesave të klientit
- Ndjekja e porosive dhe koordinimi deri në finalizim
- Kujdesi për rregullin, pastërtinë dhe ekspozimin e produkteve në sallon
- Mirëmbajtja e dokumentacionit dhe evidencave të shitjes
-Përgjigjja ndaj pyetjeve dhe kërkesave të klientëve përmes rrjeteve sociale
Kriteret e kërkuara:
- Preferohet përvojë e mëparshme në shitje (sidomos në mobilieri ose produkte premium)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit
- Aftësi për përgatitje të ofertave dhe punë me dokumente
- Njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit (Word, Excel, email, programe bazë)
- Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Motivim për zhvillim profesional, zhvillim në karrierë dhe arritje të rezultateve
Ne ofrojmë:
- Ambient pune profesional dhe dinamik
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në karrierë
- Pagesë konkurruese dhe bonuse sipas performancës
Aplikimi:Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në email
[email protected] ose ta sjellin direkt në sallonin tonë.