Detajet

Shitës/e

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
24 April 2026

Përshkrimi

Pozita: Shitës / Shitëse

Furra Lumi–Prishtinë
Furra Lumi është biznes familjar që operon në Prishtinë që nga viti 1996. Gjatë viteve ka ndërtuar mënyrën e vet të punës dhe një gamë të gjerë produktesh, duke u bazuar në praktikë, mësim dhe zhvillim tëvazhdueshëm të zanatit.

Për kë është kjo pozitë:
Kjo pozitë është për persona që duan të punojnë në shërbim të klientit dhe të zhvillohen profesionalisht nëfushën e shitjes dhe të mikpritjes.

Çfarë përfshin puna
  • shërbimi dhe komunikimi me klientët
  • prezantimi dhe shitja e produkteve të furrës
  • pranimi i porosive dhe orientimi i klientëve për produkte
  • puna në arkë dhe procesimi i pagesave
  • kujdes për paraqitjen e produkteve në vitrinë
  • mbajtja e pastërtisë dhe rregullit në hapësirën e shitjes
  • punë në bashkëpunim me ekipin

Çfarë kërkohet
  • komunikim i mirë me klientët
  • dëshirë për të mësuar dhe përt’uzhvilluar profesionalisht
  • qasje serioze dhe e rregullt ndaj punës
  • korrektësi dhe përgjegjësi në punë

Çfarë ofrojmë
  • pagë konkurruese dhe e rregullt
  • kontratë pune dhe pagesë e trustit pensional
  • ushqimi i përfshirë gjatë orarit të punës
  • pushim vjetor me pagesë

Aplikimi
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në:
[email protected] +383 44 880 087

Galleria