Pozita: Shitës/e
Lokacioni: Showroom-i Minna Fashion, Prishtinë
Po kërkojmë një person komunikues, energjik dhe profesional, i cili di të krijojë një përvojë të shkëlqyer për klientët dhe ka pasion për modën dhe shitjen.
Përgjegjësitë kryesore:
- Këshillimi dhe asistimi profesional i klientëve gjatë përzgjedhjes së fustaneve
- Prezantimi i produkteve dhe realizimi i shitjeve
- Komunikimi me klientët në showroom dhe përmes kanaleve online
- Kujdesi për ekspozimin, organizimin dhe prezantimin e produkteve
- Ndjekja e kërkesave të klientëve dhe ofrimi i shërbimit cilësor
- Bashkëpunimi me ekipin për arritjen e objektivave të shitjes
Kriteret e kërkuara:
- Përvojë paraprake në shitje dhe shërbim ndaj klientëve
- Kandidatët me përvojë në industrinë e modës, fustaneve do të kenë përparësi në përzgjedhje
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi
- Qasje profesionale, pozitive dhe e orientuar drejt klientit
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe dinamik pune
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani
- Trajnim dhe mbështetje të vazhdueshme
- Mundësi për t’u bërë pjesë e një marke të njohur të modës
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.