Detajet

Specialist për Sisteme të Informimit Menaxherial dhe ERP

2 Pozita
Industria:
Menaxhment
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
20 April 2021

Përshkrimi

Albi Group me kënaqësi vazhdon rekrutimin për të plotësuar vendet e lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Andaj, Albi Group kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si:

Specialist për Sisteme të Informimit Menaxherial dhe ERP (2 pozita të hpaura pune)
Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Vendosja e nevojave të ERP përmes analizës dhe kunsultimeve të proceseve të biznesit
- Instalimi i ERP sistemeve dhe integrimi i sigurtë dhe i pandërpresë me sistemet tjera të TI
- Kryerja e testeve diagnostike dhe zgjidhja e problemeve për të optimizuar performancën
- Ofrimi i mbështetjes teknike dhe trajnimi i përdoruesve të ERP-së
- Përgaditja e zhvillimeve dhe azhurnimeve të ERP-së dhe dokumentimi i proceseve
- Mbajtja në hap me azhurnime nga ofertat e fundit të ERP-së
- Dhënia e sugjerimeve administratës për përdorim më të mirë të ERP-së
- Vlerësimi i kërkesave, nevojave teknike dhe sigurimi që ato të jenë të bazuara në zjedhjet dhe kërkesat e fundit të teknologjisë.

Njohuritë dhe Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor apo Master në Menaxhment dhe Informatikë
- Përvojë e dëshmuar më shumë se dy vite në fushën e kërkuar
- Njohuri të mirë të gjuhës angleze
- Aftësi dhe njohuri në Structured Query Language

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: [email protected]. Konkursi do të jetë i hapur nga Data 07.04.2021 deri me Datën 20.04.2021.
Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme