Titulli: Konkurs për Punësim: Pozita të Lira në Jona Construction
Jona Construction është një kompani e njohur në fushën e ndërtimit me një portfolio të pasur të punimeve të cilat janë të vendosura në lokacione të përshtatshme dhe të dëshirueshme.
Ne jemi në kërkim të kandidatëve të kualifikuar për pozitat e mëposhtme në qytetin e Prishtinës:
- Inxhinier/e i/e Ndërtimit,
- Arkitekt/e,
- Menaxher/e i/e Shitjes,
- Menaxher/e i/e Administratës.
Disa nga detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
Inxhinier/e i/e Ndërtimit
- Bënë mbikqyrjen e punëve, vlerëson dhe rishikon projektet në zbatim, dhe zbatimin e tyre në harmoni më projektin kryesor.
- Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Identifikon mangësitë në projekte dhe parashtron kërkesat për përmirësimet e nevojshme;
- Përgatitjen e raporteve për fillimin e punëve në proces dhe raportet përfundimtare .
- Informon udhëheqësin e projektit për mbarëvajtjen e punëve, në pajtueshmëri me nevojat dhe kërkesat në vend-punim;
- Përcjell secilin projekt investues veç e veç duke përgaditur lëndë të posaçme që nga fillimi i procedurave teknike.
Arkitekt/e
- Realizon aktivitetet ditore të planifikuara;
- Bën mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e kontraktorëve konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
- Bën planifkimin dhe realizimin e projektit dhe punëve sipas planit dinamik;
- Bën mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve ditore, raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
- Pranon detyra të tjera të përcaktuara nga Drejtori ose udhëheqësi i drejtpërdrejtë.
Menaxher/e i/e Shitjes
- Hulumton tregun e punës dhe planifikon shitjen
- Menaxhimi dhe trajnimi I ekipit të shitjeve;
- Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga kompania
- Planifikimi i objektivave të shitjes mujore/vjetore dhe mekanizmat drejt arritjes se tyre
- Zbatimi i strategjisë së shitjes dhe aktiviteteve tjera përcjellëse
- Kordinimi i të gjitha aktiviteteve të shitjes me departamentet tjera të kompanisë.
- Përpilimi i analizave të rregullta të tregut, shitjeve, dhe analiza të tjera përcjellëse
Menaxher/e i/e Administratës
- Përgatitja dhe mirëmbajtja e dokumenteve administrative në baza ditore përfshirë pagesat, detyrimet, kontratat, marrëveshjet, projektet dhe dokumentet e tjera.
- Mbledhja, radhitja dhe regjistrimi i faturave.
- Asistim rreth përgatitjes së financave të organizatës, bashkëpunim të ngushtë dhe të rregullt me financierin.
- Asistim për ekzekutimin e pagesave dhe shpenzimeve të tjera me kohë.
- Asistim për realizim të projekteve dhe detyrave të tjera të organizatës.
- Përgatitja e raporteve sipas detyrave të kërkuara për bordin, menaxhmentin, donatorët, dhe sipas nevojave të organizatës.
- Përfshirje në përpilimin e projekteve dhe buxheteve.
Kualifikimet dhe Kërkesat:
- Përvojë relevante në fushën e ndërtimit, shitjes ose administratës (varësisht nga pozita),
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip,
- Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të menaxhuar mënyrën e punës në një mjedis të shpejtë,
- Aftësi për të punuar në një mënyrë autonome dhe për të marrë vendime të zgjuara,
- Përshtatet me kulturën organizative të kompanisë.
Benefitet:
- Pagë konkurruese dhe benefite shtesë,
- Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë,
- Ambient pune i këndshëm dhe motivues.
Si të aplikohet:
Të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre në email adresën
[email protected], duke specifikuar pozitën për të cilën aplikojnë në subjektin e emailit.
Ose mund të telefononi në +383 46 200 011
Viber – Whatsapp : +382 68 540960
Afati i fundit për aplikim është më 30 Prill 2024. Aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.