Detajet

Vende të lira pune

12 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik, Shërbime / Mirëmbajtje, Prodhimtari
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
23 June 2024

Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Qumështoren Rugove, fsh. Sigë, Pejë. 

Pozitat e hapura janë:
- OPERATOR NË PROCESIM/MBUSHJE (x5)
- OPERATOR NË PAKETIM (x5)
- SERVISER PËR PAJISJE (x2)

DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
OPERATOR NË PROCESIM/MBUSHJE:
-
Varësisht nga planifikimi ditor i prodhimit i përgjigjet kërkesave të  prodhimit, udhëheqësit konform vendit të tij të punës.
- Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve.
- Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve.
- Evidenton dhe regjistron sasinë e repromaterialeve.
- Respekton recepturat e produkteve dhe nuk ka qasje në ndryshimin e tyre. 
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

OPERATOR NË PAKETIM:
-
Është përgjegjës për procesin e përgatitjes, paketimit dhe ambalazhimit të produkteve.
- Operon dhe është përgjegjës për mirëmbajtjen e pajisjeve të paketimit të produkteve.
- Pastron makineritë dhe hapësirën punuese në baza ditore dhe sipas nevojës. 
- Evidenton dhe regjistron proceset ne bazë të përgjegjësisë ditore.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

SERVISER PËR PAJISJE
-
Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe servisimin e pajisjeve në fabrikë.
- Sigurohet që pajisjet punojnë siç duhet dhe në mënyrë të sigurt.
- Kujdeset për instalimet elektrike të fabrikës dhe kontrollon ato sipas nevojës.
- Bën diagnostikimin e dëmtimeve/prishjeve teknike, mekanike, elektrike, dhe të prishjeve tjera dhe bën ndërrimin/riparimin e tyre.
- Mban evidencë rreth nevojës për pjesët rezervë, bën listën e nevojave për porosi për material shpenzues dhe pjesë rezervë.
- Ndërmerr masa të nevojshme parandaluese si inspektimi, testimi etj.
- Vepron konform rregulloreve të brendshme të kompanisë.

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
-
Të ketë të kryer shkollën e mesme.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të jetë banor i regjionit të Pejës.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
- Për pozitën Serviser, e preferueshme të ketë përvojë pune në industri të ngjashme, të ketë njohuri bazike për fushat: mekanikë, elektrikë, si dhe njohje elementare të gjuhës angleze.

ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
-
Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas rezultateve të arritura.
- Shujtë ditore.
- Sigurim shëndetësor, 50% të paguar nga kompania.
- Transport nga qyteti i Pejës për në fabrikë.

SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të aplikojnë përmes e-mail adresës [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.

Afati i fundit për aplikim është data 23 qershor 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë. Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Galleria