Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar. AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Menaxher/e (1 pozitë)
Përfaqësues/e i/e shitjes (3 pozita)
LOKACIONI: DRENAS
Detyrat dhe përgjegjësit për Menaxher/e
- Menaxhon punët dhe përkujdeset që dyqani i shitjes të jetë në përputhshmëri me udhezimet e kompanisë,
- Mbikëqyrë mbarëvjatjen e proceseve të përditshme të dyqanit;
- Përgjegjës për procesin e barazimit të arkës në baza ditore;
- Deponimi në bankë i parave të gatshme nga arka sipas raportit të deklaruar të shitjeve;
- Deponimi i parave të gatshme jo me larg se 12 orë nga mbyllja e dyqanit;
- Mirëmbajtja e dokumentacionit (fatura shitje, blerje, shpenzime, lëvizje, raporti ditor i barazimit, pasqyrat e bankës dhe të deponimeve, vertetimet e lirimit nga tvsh etj);
- Organizon dhe mbikqyrë mbarëvajtjen e procesit të transporteve për produktet e shitura deri të klienti i fundit.
- Mbikqyrë dhe raporton për të gjitha parregullësitë në raport me liferimin e produkteve nga depoja qendrore si dhe në rastet e lëvizjeve interne të produkteve nga pikat e shitjes;
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet për Menaxher/e:
- Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë;
- Së paku 1 (një) vit përvojë pune ne fushen e ritail;
- Aftësi të shkëlqyera menaxheriale;
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve;
- Njohuri shumë të mira në kompjuter dhe produkteve që shet kompania;
- Të ketë leje e vozitjes (kategoria B).
Detyrat dhe përgjegjësit për Përfaqësues/e i/e shitjes:
- Mirëpritja e konsumatorëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe te azhurnuara;
- Procesi i pranimit te pagesave me Pos dhe Cash;
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet për Përfaqësues/e i/e shitjes:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Përvojë pune në shitje ose shërbim ndaj klientëve;
- Fleksibil dhe i/e shpjetë në zgjidhjen e problemeve;
- Aftësi të shkelqyeshme komunikuese;
- Posedimi i patent shoferit (kategoria B) është përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në:
[email protected]
Afati për aplikim deri me datë:
27.06.2025
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.