Detajet

Vende të lira pune

7 Pozita
Industria:
Burime Njerëzore
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Ferizaj
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
11 May 2021

Përshkrimi

Korporata HIB Petrol SH.P.K. me seli në Ferizaj, lider në fushën e shitjës së derivateve të naftës, restoraneve dhe marketeve, hap konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për Pikës e Re në Prishtinë për këto pozita:

UDHËHEQËS I NDËRRIMIT NË PICERI
KAMARIER (M&F)
BANAKIER (M&F)
KUZHINIER DHE PICAMEN (M&F)
SHITËS NË POMPË
SHITËS/E NË MARKET (M&F)
MIRËMBAJTËS (PASTRUES) M&F

UDHËHEQËS I NDËRRIMIT NË PICERI
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe udhëheqjen e Picerisë, mbikëqyrjen dhe kontrollin e punës së të gjithë të punësuarve, me qëllim të kryerjes së shërbimeve më efikase dhe fitimprurëse si dhe ngritjes së produktivitetit, përgatitjes së ushqimit dhe recetave speciale, pijeve të ndryshme etj;
- Mbikqyrje  profesionale dhe praktike në fushën e përgaditjes dhe shërbimit të ushqimit, pijeve, koktejeve;
- Koordinon punën me punëtorët e tjerë në piceri dhe kujdeset për sjelljet e tyre gjatë orarit;
- Të sigurohet gjatë gjithë kohës që mysafirët të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre;
- Kujdeset  për printera  elektronik  fiskal dhe programet e zakonshme llogaritëse dhe raporton për mosfunksionim të tyre.
- Bën hulumtimin e tregut të çmimeve, kujdeset për  furnizimin picerive me produkte ushqimore dhe pije.
- Kujdeset për faturat e blerjes, përgatitë librin e shitjes të muajit paraprak dhe i dorëzon në sektorin ekonomik.
- Mban evidencë për të hyrat ditore dhe daljet që realizohen gjatë ditës.
Kushtet:
- Të ketë diplomuar në shkencat e gastronomisë apo të ngjajshme;
- Të ketë përvojë pune në menaxhim të restorantit;
- Shprehi të mira ndër personale, me aftësinë për të ndërvepruar dhe mbajtur marrëdhënie të efektshme dhe në harmoni me punëtorë;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi organizative, orientuese dhe kontrolluese;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë,

KAMARIER (M&F)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- T’i mirëpres dhe përshëndet mysafirët;
- T’i informojë mysafirët rreth menysë dhe të bëjë rekomandime sipas nevojës;
- Të merr porosinë si dhe të servojë ushqimin dhe pijet e kërkuara;
- Të sigurohet gjatë gjithë kohës që mysafirët të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre;
- Të prezantojë kuponin fiskal si dhe të bëjë pagesat;
- Të sigurohet që të gjitha hapësirat e restorantit janë të rregulluara dhe të pastruara
-T’i përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës së picerisë.
- Të jetë në gjendje  të pranojë përgjegjësi dhe detyra shtesë që i caktohen nga Udhëheqësit e picerisë.
Kushtet:
- Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
- Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
- Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
- Të jëtë ambicioz për punë;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

BANAKIER (M&F)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të merr porosinë nga kamarieri;
- Të përgatisë pijet e nxehta si dhe ato alkoolike dhe jo-alkoholike në përputhje me standardet e Picerisë;
- Të sigurohet që hapësira e banakut të jetë e rregulluar dhe e pastruar gjatë gjithë kohës;
- T’i lajë gotat, filxhanat dhe pjesët tjera aksesore që  përdoren për pije.
- Të sigurohet që bari të jetë i furnizuar gjatë gjithë kohës me artikujt e nevojshëm;
- T’i përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës së picerisë; 
- Të jetë në gjendje  të pranojë përgjegjësi dhe detyra shtesë që i caktohen nga Udhëheqësit e picerisë
Kushtet:
- Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
- Të këtë përvojë pune së paku 1 vit;
- Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
- Të jëtë ambicioz për punë;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

KUZHINIER DHE PICAMEN (M&F)
-
Përgatitjen, gatimin, testimin dhe prezantimin e ushqimit në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë;
- Përgatitjes në nivelin e duhur duke u siguruar që ushqimi është shërbyer në kohë;
- Monitorimin e prodhimit të ushqimit për të siguruar cilësi të qëndrueshme dhe racionimin e duhur të madhësisë;
- Kontrollin e kushteve pas udhëzimeve përkatëse higjienike, shëndetit dhe sigurisë;
- Aprovon të gjitha ushqimet e përgatitura që dalin nga kuzhina;
- Vlerëson konsumimin e pritshëm të ushqimit dhe bën kërkesë për blerjen e asortimente të mbaruara;
- Koordinon dhe mbikëqyrë punën e ndihmës kuzhiniereve;
- Inspekton vendin dhe mjetet e gatimit për të ruajtur nivelin e larte të higjienës dhe pastërtisë.;
Kushtet:
- Të ketë përfunduar shkollimin e mesëm, përparësi me shkollim hoteleri;
- Të këtë përvojë pune profesionale së paku 3 vite;
- Të jetë bashkëpunues dhe kolegial;
- Të jëtë ambicioz për punë;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

SHITËS NË POMPË
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Ti mirëpres dhe përshëndet klinetet ;
- T’i furnizojë klinetet me derivate sipas kërkesave të tyre.
- Të sigurohet që klinetet të jenë të kënaqur me shërbimin si dhe të përgjigjet në mënyrë profesionale ndaj çdo kërkese të tyre;
- Të prezantojë kuponin fiskal  si dhe të bëj pagesat me cash  apo të shoqëron klientin në zyre deri në përfundimin e  proceduarës së pagesës  me kartel bankare ;
- Të sigurohet që të gjitha hapësirat  ku zhvillohet puna të jëtë e pastër.
- Ti përfundojë detyrat shtesë që janë të nevojshme për një funksionim efikas të punës në pompë
- Përkujdeset për raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) që janë të ekpozuar si :vajrat, anifrizat dhe shaponet e ndryshëm për vetura sipas standardeve të kompanisë dhe informon mbikëqyrësin për çdo parregullsi.
- Kryen edhe punë tjera sipas kërkesave të menaxherit të drejtpërdrejtë
Kushtet:
- Të ketë përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Të këtë përvoj pune në shitje;
- Të jetë bashkëpunuese dhe kolegiale;
- Të jëtë ambicioz për punë;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

SHITËS/E NË MARKET (M&F)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përkujdeset për tërë marketin, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) dhe depon sipas standardeve të kompanisë dhe informon mbikëqyrësin për çdo parregullsi
- Përkujdeset për kualitetin e artikujve, përkatësisht afatet e skadencës
- Përgjegjëse për sasinë dhe freskinë e artikujve që jeni përcaktuar të kujdeseni
- Përgjegjëse për mirëmbajtjen e higjienës në sektorin që përkujdeset dhe ndihmon kolegët
- Informimi i vazhdueshëm tek menaxheri rreth afateve të artikujve dhe sasisë së tyre
- Shërben dhe ndihmon konsumatorët për të përmbushur nevojat e tyre
- Informon konsumatorët për risitë në market, ndihmon në paketimin e artikujve
- Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ ankesat e tyre dhe raporton tek menaxheri
- Kujdeset që çmimet në rafte të përputhen me çmimet te arka për produktet përkatëse
- Të prezantoj kuponin fiskal  si dhe të bëj pagesat;
- Performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.
Kushtet:
- Të ketë përfunduar së paku shkollimin e mesëm;
- Të këtë përvoj pune në shitje;
- Të jetë bashkëpunuese dhe kolegiale;
- Të jëtë ambicioz për punë;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

MIRËMBAJTËS ( PASTRUES) M&F
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbanë pastërtinë në hapësirat e kopshtit;
- Mirëmbanë pastërtinë në hapsirat e zyrave dhe të oborrit;
- Sipas nevojës pastron xhamat e dritareve;
- Asiston në palimin e mallit në depo të marketit;
Kushtet:
- Të ketë përfunduar shkollimin fillor;
- Të jëtë ambicioz dhe të këtë vullnet për punë;
- Të jëtë bashkëpunues dhe vetiniciator për të marrë detyra shtesë në kuadër të kësaj pozite;
- Mos të ketë pengesa ligjore për punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar  për këto  pozita  mund të aplikojnë duke dërguar aplikacionin dhe CV :
Online: permes web faqës: http://hibpetrol.com/mundesi-punesimi/ ose duke dërguar aplikacionin në pikën më të afërt të HIB Petrol-it.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme