Detajet

Vende të lira pune

5 Pozita
Hugo Boss
Industria:
Shitje
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
28 September 2021

Apliko

Përshkrimi

BËHU PJESË E EKIPIT TONË!

Brendi HUGO po hapet në ALBI MALL dhe me kënaqësi fillon rekrutimin për të plotësuar vendete lira të punës. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik. Andaj, HUGO kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për:

  1. Menaxher/e i/e Dyqanit (1 pozitë)
  2. Asistent/e Menaxher/e (1 pozitë)
  3. Asistent/e i/e shitjes (3 pozita)
Vendi i punës: Albi Mall, Prishtinë

Përgjegjësitë dhe Detyrat:
Për pozitat 1 & 2:
- Organizon dhe delegon detyrat ditore të punëtorëve.
- Kontrollon respektimin e kodit të veshjes/uniformës nga punëtorët.
- Delegon dhe kontrollon punën tek punëtorët, në pranim të mallit, rregullim dhe organizim të mallit në depo dhe dyqan, vendosjes së alarmeve dhe deklaracioneve.
- Asiston në menaxhimin dhe kontrollon stokun optimal, kujdeset për porositë shtesë.
- Kontrollon në baza ditore dyqanin në lidhje me dukjen.
- Ofron forcës shitëse këshilla, mbështetje, informata që u nevojiten për arritjen e objektivave të shitjes;
- Bën analiza të vazhdueshme të shitjes.

Për pozitën 3:
- Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre.
- Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me kërkesat e tyre.
- Përkujdeset për pozicionimin e artikujve sipas udhëzimeve të menaxherit apo merqendajzerit.
- Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët të jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj).

Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë të shkollës së mesme.
- Të ketë përvojë pune relevante.
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme.
- Njohuri për trendët e fundit të modës.
- Të jetë kreativ/e dhe të ketë aftësi për dizajn.
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi.
- Të jetë energjik/e dhe me vetë iniciativë.
- Preferohet të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze

Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese në e-mail adresën [email protected] duke shënuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikonin jo më vonë se deri me datën 28.09.2021
Duke ju falënderuar paraprakisht për aplikimin tuaj, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme