Detajet

Zyrtar Kryesor Financiar

1 Pozita
Industria:
Finance / Accounting, Menaxhment, Post publik / Shtetëror
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Me eksperiencë (>5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
13 July 2020

Përshkrimi

Kompania Rajonale Ujesjellesi “Prishtina” sh.a., është Ndërmarje Publike e cila në kuadër të veprimtarisë së saj inkorporon grumbullimin, përpunimin dhe ofrimin e shërbimit të ujit për pije dhe largimin e ujërave të zeza, ku zona e shërbimit të veprimtarisë shtrihet në teritorin e 8 (tetë) komunave brenda regjionit të Prishtinës. KRU “Prishtina” sh.a., ka 564 punëtor aktual të profileve të ndryshme që mundësojnë realizimin e përmbushjes së kërkesave për ofrimin e shërbimit të ujit të pijës.

Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen në Nenin 21, lidhur me Nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Ligji Nr.03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr.04/L-ll 1 për NP, dhe Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU “Prishtina” Sh.A., shpall kete:

KONKURS PUBLIK
Për plotesimin e pozitave:

Titulli i punës: ZYRTAR KRYESOR FINANCIAR
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujesjellesit “Prishtina” Sh.A. 
I Përgjigjet: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Bordit te Drejtoreve

Kushtet dhe kualifikimet e kerkuara:
Bordi i Drejtoreve dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të njohur të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotesojnë kriteret e pavaresisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (1) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë të cilat kërkojnë që kandidatët të plotësojnë këto kritere: 

- Të ketë diplome universitare dhe përvojë të konsiderueshme profesionale nga fusha e financave dhe/ose kontabilitetit;
- Të ketë se paku 5 vite përvojë pune në menaxhim të dëshmuar në financa dhe/ose kontabilitetit;
- Të ketë integritet të lartë moral e profesional;Të ketë aftësi të dëshmuara në menaxhim;
- Të ketë njohuri në interpretimin e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) dhe të Standardeve Ndërkombetare të Raportimit Financial- (SNRF) në bazë të cilave raporton Ndërmarrja;
- Të jetë kontabilist i certifikuar sipas një programi në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Edukimit (SNE) dhe sipas udhëzimeve të Federates ndërkombëtare të Kontabilisteve (FNK) dë të jetë përparësi;
- Njohja e gjuhëve të huaja është përparësi;
- Aftësi të forta bindëse ndër-personale;
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme;
- Preferohet individë me pervojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:
- Zyrtari Kryesor Financial- (ZKF) do të menaxhoj cështjet financiare të Kompanisë nën drejtimin dhe mbikqyrjen e KE-se dhe Komitetit të Auditimit në përputhshmëri me legjislacionin primar dhe sekondar për menaxhimin e Ndërmarrjeve Publike;
- Mirëmbajtjen e llogarisë së Kompanise të azhurnuar dhe të saktë;
- Themelimin dhe udhëheqjen e të gjitha kontrolleve të brendshme financiare, duke përfshire blerjet, pranimet e parave të gatshme dhe pasuritë themelore;
- Monitoron llogaritë e pagueshme dhe kordinon pagesën e faturave dhe blerjet speciale;
- Rishikon shpenzimet e të punësuarve për të siguruar pajtueshmëri me politikat e Kompanisë dhe buxhetin para pagesës së tyre;
- Përgatitë të dhënat e Kompanisë për auditim në fund të vitit;
- Koordinon funksionet tjera të biznesit, siq janë dhënja me qira e objekteve dhe paisjeve, si dhe të bëj blerje me KE dhe zyrën apo funksionin e prokurimit të Kompanisë;
- Menaxhon thesarin e kompanisë, vendos dhe përgatitë buxhetin dhe cfarëdo detyre tjetër financiare të përcaktuar nga KE apo BD;
- Përgatitë dhe raporton për gjendjen financiare të kompanisë në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit financial- në përputhje me legjislacionin në fuqi;
- Bashkëpunon me auditorin e jashtëm për cështje të auditimit dhe bënë përpjekje maksimale për implementimin e rekomandimeve të cilat vijnë si rrjedhojë e një auditimi të brendshëm, të jashtëm ose nga cfarëdo organi tjetër këshillues apo ofrues i sigurisë;
- Bashkëpunon me zyrtarët tjerë të Ndërmarrjes siq janë: Kryeshefi Ekzekutiv, Auditori i Brendshëm dhe Sekretari i Korporatës për të ndihmuar  ndërmarrjen në arritjen e objektivave të Organizatës. 

Procedura per aplikim:
Aplikacioni-kërkesa mund të merret në web-faqen e Kompanisë dhe i bashkangjiten: një C.V. e detajuar, letra motivuese, deshmitë e përgatitjes profesionale, deshmitë e eksperiencës në punë, certifikata nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj ose të mos jetë i denuar dhe dorëzohen personalisht në adresën: KRU “Prishtina” sh.a., Rr.”Hazir Shala” nr.4, në zyrën m-.36. Deklarata nën Betim nënshkruhet në momentin e dorëzimit të aplikacionit. Afati i fundit për aplikim: 03 Korrik 2020 (e Premte), ora 16:00 h.


Verejtje: Kandidatët me dokumentacion të pa-kompletuar, të pa-plotesuar dhe joadekuat do të refuzohen.
Do te kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

Galleria

Rreth Kompanisë

Themeluar1998
Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme