Detajet

Zyrtar Ligjor, Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese & Praktikant/e

3 Pozita
Industria:
Juridik / Ligjore
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë, Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
14 April 2021

Përshkrimi

Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat:
Zyrtar Ligjor
Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese
(Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë)
Praktikant/e (Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë)
 
Përgjegjësitë kryesore:
-
Të kontaktoj dhe menaxhoj në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij;
- Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët dhe organet e përmbarimit të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
- Të bëj vlerësimin e ekspozimeve kreditore jo-performuese me maturi dhe profesionalizëm dhe të propozoj zgjidhje adekuate;
- Të përfaqësoj kompaninë në lidhje me klientët në procedurë përmbarimore dhe/ apo civile;
- Të përgatit raporte të rregullta në lidhje me aktivitetet rreth klientëve në portfolio të saj/ tij;
- Të filloj procedurën përmbarimore ndaj klientëve jo-performues pranë Përmbaruesëve Privat dhe Gjykatave (Zyrtari/ja ligjor/e);
- Praktikanti/ja - Në të gjitha punët e mësipërme ju ndihmon dhe i asiston zyrtarët ligjorë dhe zyrtarët për mbledhjen e kredive jo-performuese.

Kërkesat për vendin e punës:
- Zyrtari/ja ligjor/e
- Diplomë universitare ose vitin e fundit në Juridik;
- Zyrtari/ja ligjor/e - Eksperiencë pune në procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, kredidhënie apo të ngjashme përbën avantazh;
- Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Diplomë Universitare (E preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme);
- Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese - Eksperiencë pune në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme;
- Praktikanti/ja - Të jetë në vitin e fundit apo të ketë përfunduar rishtazi studimet në Fakultetin Juridik ose Ekonomik;
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word);
- Të posedoj Patent Shofer kategorinë “B”.
 

Të dhënat:
Pozitat:                          Zyrtar Ligjor; Zyrtar për mbledhjen e kredive jo-performuese; Praktikant/e.
Vendndodhja:              Prishtinë, Prizren dhe Gjilan;
Udhëtime pune:          Po, brenda vendit;
Kontrata:                       Sipas Ligjit të Punës (Puna Praktike është me pagesë)
Aplikimet mbyllen:   14 Prill 2021

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected]

Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme