Detajet

Zyrtar për Zhvillim Biznesi

1 Pozita
Industria:
Banka, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
21 October 2025

Përshkrimi

KONKURS
ZYRTAR PËR ZHVILLIM BIZNESI – DEGA PRISHTINA II

PËRGJEGJËSITË:

- Të identifikojë klientët potencial për kreditë e bizneseve përmes promovimit të ofertës kreditore; 
- Të monitorojë trendet dhe zhvillimet e tregut; 
- Të mbledhë, analizojë dhe verifikojë informatat që lidhen me kredi kërkuesin; 
- Të ndërtojë dhe analizojë pasqyrat financiare; 
- Të ndërtojë portfolion dhe bazën e klientëve; 
- Te vlerësojë riskun e kredisë; 
- Të menaxhojë në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit; 
- Të menaxhojë me sukses ciklin e ripagesave mujore të kredive të aprovuara; 
- Të ndërtojë relacione afatgjate dhe profesionale me klientë dhe të prezantojë institucionin në treg, në përputhje me politikat dhe procedurat e institucionit. 

KUALIFIKIMET: 

- Diplomë universiteti në ekonomi, financa ose administrim biznesi; 
- Përvoja e punës në institucionet financiare është përparësi; 
- Njohuri mbi ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike të tij; 
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese; 
- Aftësi të forta analitike dhe organizative; 
- Njohuri të gjuhës angleze; 
- Posedimi i patentë shoferit. 

Ju lutem plotësojeni aplikacionin online përmes web-faqës: www.fincakosovo.org. 
Aplikacionet e dorëzuara në format tjera nuk do të konsiderohen. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen. FINCA Kosovë ofron mundësi punësimi të  barabartë. Afati i aplikimit deri më datë 21.10.2025. 

FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit FINCA Impact Finance, një grup prej 13 institucioneve  mikrofinanciare dhe bankave që ofron shërbime financiare me përgjegjësi sociale dhe u mundëson  individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta të investojnë në të ardhmen e tyre. 

Me aplikimin e juaj, ju e autorizoni FINCA Kosovë që të mbledh, verifikojë dhe të përpunojë të dhënat  personale për qëllime të punësimit të mundshëm në FINCA Kosovë.

Galleria