Detajet

Zyrtar/e Administrative

1 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
23 January 2025

Përshkrimi

A keni dëshirë të punoni në fushën e arsimit profesional, trajnimeve, Sigurisë & Shëndetit në Punë apo Konsulencës? Vlerësoni se keni aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi, energji dhe aftësi menaxhuese për të punuar me palë të interesuara? Kolegji Europian i Kosovës institucion profesional i cili merret me Programe Profesionale, Trajnime, Sigurinë & Shëndetin në Punë, Konsulencë & Ndërmjetësim në Punësim shpall konkurs:
 
Pozita: Zyrtar/e Administrative
Vendi: Prishtinë
Marrëdhënie e rregullt pune

Kolegji Europian i Kosovës/European College of Kosovo”ECK” shpall konkurs për pozitën: Zyrtare Administrative.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

- Eshtë përgjegjëse për dhënie të informacioneve tek palët e interesuara mbi programet dhe shërbimet, caktimin e takimeve, menaxhimin e kalendarit dhe ofrimin e informatave të nevojshme;
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e dosjeve dhe dokumenteve të tjera në përputhje me nevojat e institucionit;
- Ndërmerr veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha punët administrative lidhur me çështjet e programeve profesionale dhe shërbimeve të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.
- Është përgjegjës për asistimin në organizimin dhe mbarëvajtjen e punëve operacionale lidhur me aktivitetet, eventet, trajnimet etj.
- Kryen edhe detyra tjera qe kanë të bëjnë me nevojat e institucionit;
 
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare apo të jetë e regjistruar në studime
- Përvojë pune në administratë; (E preferueshme)
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (E preferueshme)
- Njohuri shumë të mira në përdorim të MS Office (E preferueshme)
- Aftësi të mira menaxheriale dhe përpikëri.
- Aftësi të mira në komunikim verbal dhe të shkruar
- Të jetë e motivuar, profesional dhe qasje pozitive
- Të jetë fleksibil dhe kreativ
 
Të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në [email protected], jo më larg se 28 Janar 2024.

Galleria