Detajet

Zyrtar/e i/e logjistikës

2 Pozita
Industria:
Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Gjakovë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
10 July 2022

Përshkrimi

VENTIUS INTERNATIONAL” L.L.C, sipas nevojave dhe kërkesës së departamentit tё Logjistikёs me seli qendrore në Gjakovë, shpallë konkurs pune për:

ZYRTAR/E I/E LOGJISTIKЁS
(2 vende të lira)

Detyrat dhe përgjegjsitë kryesore të kësaj pozite janë:
- Mban shënimet e hyrjeve dhe daljeve të mallrave në Zonën e Lirë
- Llogarit vlerën e detyrimeve doganore që duhet të paguhen në materiale jo nga vendi i origjinës;
- Punimet për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve për mbajtjen e evidencave të hyrjes dhe daljes së mallrave të huaj dhe vendas në OT
- Përgjegjës për monitorimin e ndryshimeve në ligje si dhe rregulloreve në fushën e doganave dhe operacioneve të zonës së lirë;
- Përgatit dokumentacionin mbështetës të eksportit Cmr, Fature, liste paketimit, Vgm, Eur 1. 
- Kontrollon CMR dhe dokumentacionin percjelles kur importon dhe eksporton mallra
- Pregaditja e Shipping Instruction. 
- Kordinimi i kamijonave/kontinjerave.
- Monitoron dërgesat në hyrje dhe dalje dhe statuset e tyre dhe informon me kohë personat të cilëve u janë dërguar në lidhje me statusin e dërgesës
- Mbledh oferta nga transportuesit dhe zgjedh shërbimin më të përshtatshëm;
- Merret me përgatitjen e zhdoganimit të importit dhe eksportit;
- Lëshon  udhëzime për raportimin e procedurave doganore për disa lloje të mallrave në import
- Kontrolloni korrektësinë dhe tërësinë e dokumentacionit të eksportit dhe importit të kërkuar për zhdoganimin e dërgesave në eksport dhe import
- Njofton dhe koordinon me transportuesit e mallrave për operacionet e marrjes së dërgesave dhe mbërritjes në fabrikë;
- Llogarite dhe mban raporte mbi shpenzimet e transortit dhe vonesave si Storage & Demurrage
- Koordinon dhe mban raporte te rezervimeve me kontinjera ne import dhe export
- Kryen detyra të tjera me urdhër të menaxherit të logjistikes

Ne ofrojmë:
- Zhvillim personal dhe profesional
- Mjedis motivues pune
- Trajnime të avansuara
- Mundesi avancimi në karierë
- Evente të kompanisë dhe aktivitete të shumta
- Sigurim shëndetsor
- Transport falas

Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni i plotësuar dhe CV
- Dëshmi mbi shkollimin
- Certifikata tjera (përparësi).
- Dëshmi mbi përvojën e punës;

Mënyra e aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet duke dёrguar CV, letёr motivuese, dhe referenca në emailin: [email protected]
Konkursi është i hapur nga data 24.06.2022 dhe përfundon më datë 10.07.2022 në ora 24:00
Për informata rreth konkursit mund te telefononi në (+383) 038 600 050 & +383 45 55 88 57 në orarin e punës 08:00 – 17:00.

SHËNIM: Të gjitha dokumentet e tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana e jonë. Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Testimi i mundshëm me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas procedurave të rekrutimit dhe pranimit të punëtorëve të rinj të kompanisë.

 VËREJTJE: Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.   

Galleria