Detajet

Zyrtar/e Teknik/e

1 Pozita
Industria:
Inxhinieri
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e diplomuar
Karriera:
Fillestar (<2 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 December 2024

Përshkrimi

BONEVET Prishtina ka hapur thirrjen për Zyrtar/e Teknik/e në BONEVET Prishtina.

Kandidati/ja duhet të këtë njohuri teknike rreth mirëmbajtjes teknike të ambientit të punës, njohuri mbi përdorim të pajisjeve si 3D Printers, Lasercuters etj. si dhe të këtë pasion rreth zhvillimit të projekteve edukative.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përpilon rregullat e përgjithshme të sigurisë në punë dhe mirëmbajtjes. Përkujdeset për vendosjen dhe zbatimin e tyre në hapësira dhe aktivitete.
  • Siguron mirëmbajtjen e përgjithshme teknike të hapësirës, pajisjeve dhe mjeteve digjitale të punës (website, task management, etj.) në aspektin teknik.
  • Përfshihet në projekte të madhësisë së ndryshme dhe sugjeron projekte për nxënësit e BONEVET Labs.
  • Asiston ekipin dhe mentoron nxënësit në projektet e tyre teknike.
  • Përfshihet aktivisht në aktivitetet e BONEVET Labs sipas koordinimit me Përgjegjësin/en për programin BONEVET Labs.
  • Mentoron programimin "The Academy of Makers" në kuadër të programit të edukimit.
  • Kontrollon dhe përditëson inventarin teknik të organizatës.
  • Përpilon listën e investimeve në pajisje dhe materiale teknike dhe koordinon blerje e tyre.
  • Përgatit dhe mirëmban të gjitha punët në formë të strukturuar digjitale.
  • Sigurohet që rregullat dhe procedurat e punës dhe sigurisë të ndiqen me përpikëri

Kualifikimi
  • Të jetë duke studiuar ose të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve. Preferencë programet teknike. Përvoja e punës relevante është e pranueshme për këtë pikë.
  • Të ketë përvojë në përdorim të pajisjeve teknologjike dhe aktivizimit të tyre.
  • Të këtë njohuri, apo pasion për të mësuar rreth robotikës, programimit, dizajnit, mekanikës e elektronikës.
  • Të këtë pasion për punën me fëmijë dhe të rinjë në zhvillim të projekteve ekipore dhe individuale.
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe);
  • Të ketë aftësi të mira organizuese;
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar fleksibil (kryesisht orari i pasdites 13:00 – 21:00);
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës

Data e fundit për aplikim: 2 dhjetor, 2024 në 23:59. 
Për të aplikuar klikoni në linkun më poshtë:

Galleria

Rreth Kompanisë

Punë të Ngjajshme