Vitaland është parku më i madh i lojërave në të gjithë Kosovën, i cili ofron një botë përplot me aventura dhe kënaqësi për më të dashurit tanë.
Lokacioni: Qendra Tregtare “Central Park”, Zona Industriale Prishtinë-Fushë Kosovë.
Andaj, për të përmbushur vendet e lira të punës, VitaLand shpall konkurs për: Asistent/e te Lodrave (4)
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore janë:
- Angazhim sipas standardeve të përcaktuara duke pasur vëmendje të veçantë ndaj rregullave të sigurisë;
- Përkujdesje fizike dhe emocionale;
- Bashkëpunimin në grup;
- Puna e afërt me fëmijët që janë në përgjegjësi të asistentes;
- Përvojë në qasjen pozitive ndaj fëmijëve dhe përkrahje emocionale;
- Mbajtja e komunikimit të hapur me prindërit dhe ofrimi i informatave korrekte lidhur me mbarëvajtjen e aktiviteteve të fëmijëve;
- Monitorim i rregullt i fëmijës gjatë kohës në VitaLand;
- Bashkëpunim i ngushtë me stafin;
Kualifikimet:
- Të posedojë aftësi të mira inter-personale;
- Të ketë aftësi të mira në komunikim, organizim dhe orientim profesional;
- Durim dhe fleksibilitet;
- Aftësi komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze (e preferueshme);
- Të ketë aftësi të mira në punën grupore;
- Të jeni energjik/e;
- Diplomë e shkollës së mesme, e preferueshme Diploma Universitare në drejtimin e Fakultetit të Edukimit ose drejtime të ngjashme.
Të gjithë të interesuarit që posedojnë aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara si më sipër, dhe që dëshirojnë të bëhen pjesë e ekipit të parkut më të madh të lojërave dhe argëtimit “Vitaland”, mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në email adresën e kompanisë:
[email protected] apo në numrat tanë kontaktues:
+383 49 474 049 apo +383 48 111 000.