Oxa Group për nevojat e kompanisë Tedes Contract hap konkurs për pozitë të lirë:
Lokacioni: Ferizaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
- Krijon dizajne kreative dhe funksionale për hapësirat e brendshme sipas nevojave të klientit.
- Përgatit vizatime teknike, skicave dhe modeleve 3D duke përdorur programe si AutoCAD,
SketchUp, Revit ose të ngjashme. - Këshillon klientët për zgjidhje dizajni që përmbushin nevojat dhe preferencat e tyre, duke
respektuar buxhetin dhe afatet kohore. - Përzgjedh materialet, ngjyrat, teksturat, mobilet dhe aksesorët që përputhen me kërkesat e klientit
dhe kapacitetet e prodhimit të kompanisë. - Bashkëpunon me furnitorët, kontraktorët dhe ekipet e ndërtimit për të siguruar që dizajnet
realizohen saktësisht dhe sipas planit. - Mbikëqyr progresin e projekteve dhe sigurohet që çdo detaj përputhet me planin e aprovuar.
- Ndjek trendet më të fundit në industrinë e dizajnit të brendshëm dhe integron ide inovative në
projekte. - Përgatit prezantime vizuale për klientët dhe mban dokumentacionin e projektit.
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Dizajn të Brendshëm, Arkitekturë ose fushë të ngjashme.
- Përvojë në dizajn të brendshëm, veçanërisht në hapësira mikpritëse ose komerciale.
- Njohuri të avancuara në përdorimin e programeve të dizajnit si AutoCAD, SketchUp, Revit dhe
Adobe Creative Suite. - Njohuri për materialet, përfundimet dhe prodhimin e mobilieve.
- Aftësi të shkëlqyera vizualizimi dhe prezantimi.
- Aftësi për të menaxhuar projekte të shumta njëkohësisht dhe për të punuar nën presion.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe bashkëpunuese.
Si të Aplikoni:Dërgoni CV-në tuaj dhe portofolion në
[email protected] me titull në subject: “Dizajner/e Interieri”
Aplikimi mbetet i hapur deri më 31.12.2024