Detajet

Kadetë

22 Pozita
Industria:
Post publik / Shtetëror, Sektori i Sigurisë
Lloji i Punës:
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Tjetër
Edukimi:
Karriera:
Gjuhët:
Shqip, Angleze
Patenta e shoferit:

Deadline:
25 July 2020

Përshkrimi

Republika e Kosovës
Republika Kosova-Republic of Kosovo
Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Mbrojtjes
Ministarstvo Odbrane  /  Ministry of Defense
Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate


Duke bazuar në nenin 5 të Ligjit Nr. 06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit Nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe nenin 11, paragrafi 4 i   Rregullores Nr.03/2020 për Rekrutim në FSK, si dhe duke pasur për bazë ofertat e shteteve partnere nga Republika e Turqisë, Republika e Kroacisë dhe Republika e Maqedonisë Veriore, Ministria e Mbrojtjes shpall: 



K O N K U R S
Për rekrutimin e kadetëve për vitin 2020/2021


Ministria e Mbrojtjes bën pranimin e kadetëve të cilët do të studiojnë  në këto qendra universitare:


-Forca e Sigurisë së Kosovës ;
Akademia e Mbrojtjes – QSU                    15 kandidatë
-Republika e Turqisë;
Akademia Ushtarake                                  4 kandidatë
-Republika e Kroacisë;
Menaxhimi dhe Udhëheqja Ushtarake   1 kandidat
-Republika e Maqedonisë Veriore;
Akademia Ushtarake                                 2 kandidatë


I). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË QENDRËN PËR STUDIME UNIVERSITARE TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS

Kandidati që aplikon për  pranim në Qendrën për Studime Universitare në FSK duhet:
•Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
•Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
•Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
•Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
•Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
•Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
•Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze;
•Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
•Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.


Testet që aplikohen për pranim në Qendrën për Studime Universitare në FSK:
•Ese në gjuhen angleze;
•Testi fizik;
•Testi për koeficient të inteligjencës - IQ test; 
•Testi i njohurive të përgjithshme;
•Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL); 
•Intervista;
•Testi mjekësor;
•Testi TOEFL dhe matematikë;
•Testi i karakterit (java Zero).

II). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË TURQISË

Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë  Ushtarake të Republikës së Turqisë duhet:
•Të jetë shtetas të Republikës së Kosovës;
•Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
•Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
•Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
•Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
•Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
•Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
•Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.
•Gjuha angleze ( e deshirueshme)

Testet që aplikohen për pranim në  Akademinë e  Ushtarake Tokësore të Republikës së Turqisë:
•Ese në gjuhën angleze; 
•Testi fizik; 
•Testi i inteligjencies;
•Testi i njohurive të përgjithshme:
•Testi kualifikues akademik (në gjuhën turke);
•Testi në gjuhën turke;
•Intervista;
•Kontrolli mjekësor

III) PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE/UNIVERSITETI I ZAGREBTIT TË REPUBLIKËS SË KROACISË  


Kandidati që aplikon për pranim në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet;
•Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
•Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të kenë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
•Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
•Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
•Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
•Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
•Të mos jetë nën hetime/akuza penale (pa procedura të vazhdueshme/tanishme); 
•Të ketë një dëshmi të verifikimit në lidhje me hetimet/akuzat penale (pa verdiktin përfundimtar për akuzat penale) vërtetimin nga gjykata;
•Të përmbushë kriteret mjekësore, psikologjike, fizike dhe të sigurisë për kadet; 
•Të ketë njohuri të mira të gjuhës kroate (meqenëse programet e studimit janë në gjuhën kroate);
•Të ketë njohuri të gjuhës angleze ( e dëshirueshme);
•Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
•Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.

Testet që aplikohen për  pranim në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë: 
•Ese në gjuhën angleze;
•Intervista fillestare në gjuhën kroate;
•Testi me shkrim i njohurive në gjuhën kroate; 
•Testi fizik; 
•Testi i inteligjencies;
•Testi i njohurive të përgjithshme:
•Intervista;
•Kontrolli mjekësor; 

Procedurat e detyrueshme para regjistrimit të kandidatëve në Akademinë e Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë: 
Kandidati sjell në intervistë: 
•Certifikatën e sjelljes së mirë;
•CV-në në gjuhën kroate (formati Evropës);
•Pyetësorin e plotësuar për kontroll të sigurisë - Niveli III;
•Formularin dhe certifikatën e përmbushur dhe të certifikuar për nivelin e aftësive fizike dhe psikologjike.
Pas pranimit të informacioneve në lidhje me pranimin e kandidatit nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes së Kroacisë, kandidati është i detyruar t’i përmbushë pikat në vijim: 

•Të regjistrohet  si një përdorues i ri në faqen e internetit www.postani-student.hr,
•Gjatë procesit të regjistrimit, përdoruesi do të pranojë përmes mesazhit (SMS) mbiemrin e tij, fjalëkalimin, PIN dhe TAN, 
•Hyrje në të dhënat personale dhe informacionet e edukimit;
•Hyrje në notat e të gjitha lëndëve që ai/ajo ka pasur në shkollën e mesme; 
•Regjistrohu për programin e dëshiruar të studimit.
Regjistrimi: Kandidati i pranuar në Akademinë e  Ushtarake/Universiteti i Zagrebit i Republikës së Kroacisë duhet t’i dorëzojë këto dokumente sipas afateve të udhëzuara nga Ministria e Mbrojtjes:
•Dëshmi e shtetësisë sipas të cilave kandidati aplikon (kopje të pasaportës të certifikuar nga një noter publik);
•Dëshmi e përfundimit të shkollës së mesme - kopje të certifikatave shkollore për çdo vit të shkollës së mesme me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate;
•Kopje e lëshuar e diplomës shkollore me përkthim të vërtetuar në gjuhën kroate.


IV). PROCEDURAT E APLIKIMIT DHE PËRZGJEDHJES PËR SHKOLLIM NË AKADEMINË USHTARAKE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË VERIORE
Kandidati që aplikon për  pranim në  Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore duhet:
•Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
•Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
•Të ketë diplomë të shkollës së mesme, duke përfshirë edhe përfundimin e suksesshëm të testit të maturës;
•Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
•Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
•Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
•Të jetë i moshës 18 - 21 vjeçare në datën e aplikimit;
•Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
•Të ketë notën mesatare gjatë shkollimit të mesëm ‘’shumë mirë’’ e më lart.
•Gjuha angleze ( e deshirueshme)

Testet që aplikohen për pranim në Akademinë e  Ushtarake të Republikës së Maqedonisë Veriore:
•Ese në gjuhen angleze 
•Testi fizik; 
•Testi i inteligjencies;
•Testi i njohurive të përgjithshme:
•Intervista;
•Kontrolli mjekësor; 

Dokumentet e nevojshme për aplikim:
•Diploma e shkollës së mesme së bashku me dëftesat për të gjitha vitet e shkollimit të mesëm( kopje të vërtetuara),
•Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale.(origjinali);
•Ekstrakti i lindjes;
•Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
•Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).
Shënim: Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.

E drejta në ankesë
•Të drejtën e ankesës e ka çdo kandidatë pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës. E drejta për ankesë aplikohet për të gjitha llojet e testimit ku është përgjegjës FSK-ja dhe nuk aplikohet për llojet dhe fazat e testimit të vendosura nga akademitë e vendeve pritëse.
•Rezultatet publikohet në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatet e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.

V). KUSHTET TJERA: 
•Për t’u marrë në konsideratë gjatë aplikimit, diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
•Përzgjedhja për kadetë është e kushtëzuar me kalimin e suksesshëm të procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shkollimit në çdo kohë.
•Kandidatët e përzgjedhur për kadetë, do të nënshkruajnë kontratën e shkollimit me  FSK-në, me të cilën përcaktohen obligimet që ata do të marrin si kadetë të FSK-së, si mbajtja e standardeve të larta të shkollimit akademik, gjendjes fizike, sjelljes dhe disiplinës etj. Mospërmbushja e obligimeve të parapara me kontratë në cilido vit të shkollimit do të rezultojë me humbjen e statusit të kadetit. 
•Pjesëtarët e FSK-së, në rast të përzgjedhjes për kadetë të FSK-së, nënshkruajnë kontratën e shkollimit për kadetë dhe marrin statusin e kadetit, duke përfshirë edhe pagën e kadetit.
•Gjatë procesit të konkurrimit dhe testimit, kandidatët duhet të zbatojnë  të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë përkitazi me parandalimin e përhapjes së COVID 19. Rekomandohet mbajtja maskave dhe distancës fizike.

Vlera  e testeve në rezultatin përgjithshëm për pranim në QSU;
•Ese në gjuhen angleze;                                                5%
•Testi fizik;                                                                         20%
•Testi për koeficient të inteligjencës - IQ test;        20%
•Testi i njohurive të përgjithshme;                             15%
•Testi i gjuhës Angleze në FSK (ECL);                        10%
•Intervista;                                                                         10%
•Testi TOEFL dhe matematikë;                                    20%

Vlerat e testeve për në Akademinë Ushtarake të Republikës Turqisë, Akademinë Ushtarake/Universiteti i Zagrebtit të Republikës së Kroacisë, Akademinë Ushtarake të  Republikës së Maqedonisë Veriore, mund të ndryshohen dhe përcaktohen nga Bordi Përzgjedhës. 

Afati i konkurrimit;
•Konkursi i rekrutimit për kadetë do të jetë i hapur prej 25.06.2020 deri më 03.07.2020


Si të aplikoni; 
Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular. Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 603-355/199. 

Ministria e Mbrojtjes u shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe mirëpret aplikacione të femrave dhe meshkujve për kadetë të FSK-së, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.

Galleria

Rreth Kompanisë

Numri Stafit251-500

Benefitet

  • -

Punë të Ngjajshme