Deadline:
02 October 2020
Republika e Kosovës
Republika e Kosovës -Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada - Government
Ministria e Mbrojtjes
Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense
Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate
Në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:
KONKURS
Titulli i vendit të punës: Mekanik në Ekipin A të Skuadrës Bazë të MekanikëveKategoria funksionale dhe grada e vendit të punës; Grada CS2
Nr. referencës së vendit të punës; 0104
Vendi; Prishtinë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
-Rregullon automjetet sipas PSO-ve dhe rregulloreve në fuqi;
-I përmbahet rregullave dhe orarit të punës;
-Asiston Ekipin në përmbushjen e detyrave rutinore;
-Harmonizon aktivitetet/punën e tij me Udhëheqësin e ekipit dhe mekanikët e tjerë;
-Përgatit e pajisjet e punës;
-Ruan inventarin me të cilin punon.
Proceduarat e konkurrimit:
-Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.
Shkollimi i kërkuar:
-Diplomë e shkollës së mesme
-Kursi bazë për mekanikë;
Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen:
-Shërbimi paraprak si mekanik.
-Njohja e gjuhes shqipe apo serbe,
-Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit.
-Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese.
-Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor.
-Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
-Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune.
-Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
-Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin;
-Procesi i rekrutimit për këtë pozitë është i bazuar në Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, si dhe Udhëzimin Administrativ Nr. 07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.
-Kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e parapara, do t’i nënshtrohen shqyrtimit fillestar të aplikacioneve të tyre.
-Kandidatët më të suksesshëm do të përfshihen në listën e shkurtër dhe do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
-Kandidatët që kalojnë testin me shkrim, do t’i nënshtrohen testit me gojë (intervistimit).
Kohëzgjatja e emërimit
-Emërimi është me afat të pacaktuar.
Data e mbylljes së konkursit
- Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
-Afati i aplikimit është nga data 18.09.2020 deri më 02.10.2020.
-Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.
Paraqitja e kërkesave:
-Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
-Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!
Kërkesa specifike:
- Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.
Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të avancimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.