Profili i Grupit BALFIN : Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci dhe Holandë, me afërsisht 5,200 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. është pjesë e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p.k është operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë Herzegovinë dhe Mal të Zi.Aktiviteti kryesor i kompanisë është shpërndarja e lodrave për fëmijë, produkte për foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtëpi.
Pozicioni i punës: Supervizor Magazine
Departamenti: Magazinë
Vendndodhja: Pejë
PËRMBLEDHJE E POZICIONIT:
Një Supervizor Magazinë është përgjegjës për organizimin e punës në magazinën e dyqanit, stokun fizik, mirëmbajtjen dhe operimin e magazinës si funksion operacional, si dhe për motivimin dhe trajnimin e stafit të magazinës, duke siguruar njëkohësisht sigurinë e produkteve.
Ai merr masa organizative që proceset e pranimit të furnizimeve, dërgesave dhe marrjes së transfertave, si dhe qarkullimi i stokut në magazinë, të realizohen në përputhje me standardet e kompanisë dhe kërkesat për sigurinë e produktit.
Supervizori vepron si lider ekipi për stafin e magazinës, duke udhëhequr me shembull personal.
FUNKSIONET THELBESORE TË POZICIONIT:
- Sigurohet që magazina të jetë e pastër dhe e rregullt.
- Ndan detyrat për stafin e magazinës.
- Organizon stafin dhe kryen nxjerrjen e porosive ditore.
- Kontrollon dokumentacionin e transportit në rast furnizimi, sipas kritereve ligjore dhe politikave të brendshme të kompanisë (CMR, Plumce, faturë shoqërimi, etj.).
- Bën pranimin e furnizimit së bashku me punonjësit e departamentit dhe sigurohet që procesi të përfundojë me saktësi.
- Sigurohet që furnizimet të pranohen në bazë të kutive dhe vepron në mënyrë intuitive në identifikimin e gabimeve të furnizimit.
- Sigurohet që gjatë procesit të pranimit të furnizimeve, mostrat e reja të ndahen veç dhe të përgatiten për sallë përpara porosive.
- Bën diferencat e furnizimeve brenda afatit kohor të përcaktuar, sipas standardeve të kompanisë.
- Realizon në sistem dhe fizikisht transfertat mes dyqaneve ose nga dyqani drejt një destinacioni tjetër, në bashkëpunim me menaxherin e dyqanit.
- Mban me rigorozitet dokumentacionin përkatës për lëvizjet e produkteve në destinacione të ndryshme jashtë dyqanit dhe ndjek procesin deri në përfundim.
- Komunikon me magazinën qendrore dhe palët e treta, duke siguruar bashkëpunim efektiv për transportet dhe stokimet, sipas kërkesës.
- Ndjek vazhdimisht kalendarin e mbylljes së kodeve sezonale, në bashkëpunim me menaxherin e dyqanit dhe departamentin e Merchandising.
- Njeh në mënyrë të shkëlqyer kodet e furnitorëve për çdo kategori produkti dhe është përgjegjës për trajnimin e stafit të magazinës.
- Monitoron në mënyrë të vazhdueshme sistemimet e kategorive/sektorëve nga stafi përgjegjës.
- Punon në bashkëpunim me merchandiserët dhe stafin e dyqanit për të stokuar dhe mbyllur kodet sezonale sipas kalendarit dhe në kohë.
- Organizon transportin drejt magazinës qendrore për artikujt e stokuar ose magazinuar për qëllime sezonale.
- Kujdeset për sigurinë e produkteve në magazinë në mënyrë të vazhdueshme dhe merr masa për të shmangur dëmtimet e tyre gjatë procesit të qarkullimit, përgatitjes për shitje ose transferte.
- Identifikon produktet e dëmtuara, përcakton arsyet e dëmtimit dhe e raporton rastin te menaxheri i dyqanit; bashkëpunon me Price Specialist për veprimet përkatëse.
- Sillet në mënyrë profesionale dhe të përshtatshme në rast problemesh në punë, shmang keqkuptimet dhe kërkon ndihmë nga eprori kur është e nevojshme.
- Ndihmon në programimin e orarit të punës për stafin e magazinës, në rast të delegimit të detyrës nga menaxheri i dyqanit.
- Raporton te menaxheri i dyqanit për çdo problem që lidhet me procesin e magazinës ose produktin.
- Raporton menjëherë te menaxheri i dyqanit për çdo avari apo situatë të jashtëzakonshme që ndodh gjatë punës.
- Respekton rregulloren e brendshme të kompanisë, kujdeset për kodin e veshjes dhe sjelljes në punë, dhe monitoron zbatimin e këtyre rregullave nga punonjësit e magazinës.
- Trajnon personelin e magazinës dhe kontribuon në zhvillimin e tyre profesional.
- Jep feedback të vazhdueshëm mbi performancën e punonjësve dhe ndihmon në përmirësimin e saj.
- Bashkëpunon ngushtë me kolegët gjatë detyrave operacionale në dyqan dhe ruan frymën bashkëpunuese me departamentet e tjera, supervizorët, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.
- Në rast kontakti me klientin, ofron shërbim cilësor në përputhje me standardet e kompanisë dhe, nëse është e nevojshme, kërkon ndihmë nga personeli i sallës për ta orientuar klientin në mënyrën më të mirë.
KËRKESAT:
- Arsimi i mesëm ose i lartë.
- Të paktën një (1) vit përvojë pune në pozicion të ngjashëm ose në supervizim magazine.
- Njohja e gjuhës angleze dhe/ose gjuhëve të tjera përbën avantazh.
- Njohja e paketës Microsoft Office përbën avantazh
AFTËSI:
- Aftësi të mira organizative dhe drejtuese.
- Aftësi të forta orientuese drejt cilësisë dhe rendimentit.
- Aftësi monitoruese dhe motivuese ndaj stafit.
- Aftësi për të përdorur të gjitha mjetet e punës të nevojshme për operimin efikas në pozicionin përkatës.
- Aftësi për të njohur kodet dhe vetitë e produkteve, si dhe për t’ua shpjeguar të tjerëve me qartësi.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe pune në grup.
- Aftësi për t’u përballur me situata të ndryshme të momentit dhe për të marrë vendime të shpejta.
- Aftësi për të siguruar shërbim efikas dhe korrekt në çdo kohë.
- Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur besimin te kolegët dhe eprorët.
Mënyra e aplikimit*: Ju lutem dërgoni CV-në tuaj në email adresën:
[email protected] apo aplikoni online përmes linkut:
Afati i dorëzimit: 31/10/2025
SHENIM: Ky përshkrim i punës nuk është gjithpërfshirës. Punonjësit mund të kryejnë edhe detyra të tjera në lidhje me këtë pozicion për sa kohë ato plotësojnë nevojat e organizatës/kompanisë. *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.