Detajet

Vende të lira pune

10 Pozita
Industria:
Kafe / Restaurant / Bistro, Administrativ / Logjistik
Lloji i Punës:
Orar i Plotë
Paga:
E paspecifikuar
Lokacioni:
Prishtinë
Edukimi:
I/e kualifikuar
Karriera:
Mesëm (2-5 Vjet)
Gjuhët:
Shqip
Patenta e shoferit:

Deadline:
02 July 2024

Përshkrimi

KONKURS

Capvin13 Pizza hap konkurs pune për:
- Kamarier/e (8)
- Shankist (2)

Lokacioni: Rruga B, Prishtinë
Orari: Full Time

Përshkrimi i Punës
Capvin Pizza është në kërkim të 6 kamarierëve të përkushtuar dhe energjikë për t'u bashkuar me ekipin tonë në Prishtinë. Restoranti ynë ofron një përvojë autentike të picave italiane dhe ne kërkojmë individë që janë të apasionuar pas shërbimit ndaj klientit dhe kanë një qëndrim miqësor dhe profesional. Kamarierët tanë do të trajnohen në Napoli, Itali, për të siguruar që të ofrojmë një shërbim të shkëlqyer dhe të veçantë për klientët tanë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
-
Mirëpritja e klientëve dhe shoqërimi i tyre në tavolina,
- Marrja e porosive dhe transmetimi i tyre në kuzhinë,
- Shërbimi i ushqimit dhe pijeve në tavolinë,
- Sigurimi që klientët të jenë të kënaqur gjatë gjithë kohës qëndrojnë në restorant,
- Pastrimi i tavolinave dhe mbajtja e ambientit të restorantit të pastër,
- Përgjigjja ndaj pyetjeve dhe kërkesave të klientëve me mirësjellje dhe efikasitet.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
-
Aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi me njerëzit
- Qasje pozitive dhe dëshirë për të mësuar
- Puna në grup dhe fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme

Përvoja:
-
Nuk kërkohet përvojë e madhe, pasi menuja e restorantit është e thjeshtë me pak produkte
- Secili kamarier do të trajnohet në Napoli, Itali

Paga dhe Përfitimet:
-
Paga konkurruese
- Trajnim i veçantë në Napoli, Itali
- Ambient pune miqësor dhe profesional

Kontakti:

Galleria