Konkurs për Pozitën: Konsulent/e i/e Shitjes (Albimall)
Lokacioni i punës: Prishtinë, Kosovë
Preferohet: Kandidatët nga rrethi i Prishtinës ose Lipjanit për lehtësimin e funksionimit të përditshëm.
Përgjegjësitë kryesore:
- Pranimi i klientëve: Mikpritje e ngrohtë dhe komunikim i qartë për të kuptuar nevojat dhe preferencat e tyre.
- Prezantimi i produkteve: Shpjegim i veçorive dhe përfitimeve të veturave elektrike të ofruara nga kompania.
- Demonstrimi i veturave: Organizim i test-vozitjeve dhe ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit të shitjes.
- Komunikim proaktiv: Përgjigje ndaj pyetjeve të klientëve përmes telefonit, emailit dhe takimeve direkte.
- Njoftim për shërbime shtesë: Informim rreth opsioneve të financimit, garancive dhe shërbimeve të tjera të disponueshme.
- Arritja e objektivave: Kontribut në realizimin e qëllimeve të ekipit të shitjes.
- Detyra administrative: Menaxhimi i të dhënave të klientëve dhe mbajtja e dokumentacionit të përditësuar.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë minimale prej 1 viti si Konsulent Shitjesh (preferohet në autoindustri).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe qasje miqësore ndaj klientëve.
- Njohuri bazë për veturat dhe shërbimet e tyre.
- Pasion për inovacionin dhe veturat elektrike.
- Gatishmëri për të punuar në ekip dhe për të mësuar vazhdimisht.
Kërkesa shtesë:
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (avantazh).
- Patentë shofer i vlefshëm.
- Fleksibilitet për të punuar edhe gjatë fundjavave, kur është e nevojshme.
Paga e planifikuar:
- 667 Bruto + bonus në cdo veture të shitur
Si të aplikoni:
Nëse plotësoni kriteret e mësipërme dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë dërgoni CV-në tuaj në:
[email protected]
Afati i aplikimit: 15.03.2025
WeAuto mirëpret pasionin tuaj për inovacion dhe dëshirën për të kontribuar në një të ardhme më të gjelbër me veturat elektrike. Ju mirëpresim!
Për WEAUTO
WEAUTO – Elektrizohu dhe Knaqe Xhepin
WEAUTO është emri tregtar i unifikuar për tregjet e Shqipërisë dhe Kosovës, që përfaqëson dy kompani, njëra në Kosovë dhe tjetra në Shqipëri. Të dyja kompanitë janë themeluar nga ndërmarrës të suksesshëm dhe janë pjesë e grupeve H2 HOLDING LLC dhe ACN, me kapital kosovar, me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve të qëndrueshme për lëvizshmërinë, përmes distribuimit të automjeteve elektrike dhe ndërtimit të infrastrukturës përcjellëse që mbështet elektrifikimin e transportit.